Të fundit | Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shka… Të fundit | Paralajmërimi i zvogëlimit të trupave të KFOR-it interpretohet pabazë si kë… Të fundit | Me fotografi nga trajtimi i ushtarëve të UÇK-së pretendohet rrejshëm për “s… Të fundit | Takimi Kurti-Barbano përdoret për të ngritur pretendime të pabazuara për ba… Të fundit | Ripublikohet pretendimi i pabazë për pasuri qindramilionëshe në Qipro të is… Të fundit | Lushtaku nuk ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja, bëhet fjalë për paralajmërim në… Të fundit | Pretendim i pabazë se zyra e UÇPMB-së në Preshevë përdoret për “aktivitete… Të fundit | Televizioni slloven nuk raportoi se Martin Berishaj është shtetas i Serbisë Të fundit | PDK s’ka paraqitur ndonjë qëndrim të ri për koalicion me LVV-në Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta
[ ARTIKULLI ]

Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shkak të fesë”

FATBARDH DEMA

Arnaud Gouillon, drejtor i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në Qeverinë e Serbisë, ka pretenduar se “serbët e Kosovës po vuajnë për shkak të besimit të tyre fetar”.

Në një deklaratë nga Rusia, Gouillon ka thënë se serbët në Kosovë vuajnë “sepse janë ortodoksë”.

“Ka njerëz në zemër të Evropës, në Kosovë e Metohi, që vuajnë sepse janë serbë, sepse janë ortodoksë. Serbët, fatkeqësisht, nuk janë të vetmit të krishterë që vuajnë në botë, por të vetmit në Evropë që vuajnë për shkak të besimit. Humbja e vendeve të shenjta serbe në Kosovë e Metohi s’do të ishte humbje vetëm për Serbinë dhe popullin serb, por për tërë civilizimin evropian dhe për njerëzimin”, është cituar të ketë thënë ai nga një vizitë në Rusi.

Publikimi u has në media në gjuhën serbe (shih këtu, këtu dhe këtu).


Gouillon nuk ka përmendur asnjë fakt për pretendimin e tij. Deklarata e tij krijon përshtypjen për shkelje të lirive fetare në Kosovë e rrezikim të trashëgimisë.

Si garantohet toleranca fetare dhe mbrojtja e objekteve fetare në Kosovë?

Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Në Kushtetutë theksohet se Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.


Po ashtu në Kushtetutë thuhet: “Republika e Kosovës do të promovoj ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve, si pjesë përbërëse e trashëgimisë së Kosovës. Republika e Kosovës do të ketë detyrë të posaçme për të siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe monumenteve të rëndësisë kulturore dhe fetare për komunitetet”.

Në mbështetje të lirisë së besimit, Kosova ka edhe Ligjin për Lirinë Fetare (shih këtu).

Ndërkaq Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura “siguron të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura”.


Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, më 2022 në një njoftim publik pati bërë të ditur se që prej vitit 2008 me siguri fizike kujdeset për 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire, si dhe në mënyra të ndryshme operative edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse. E sipas njoftimit, prej marsit 2013, këto shërbime kaluan nën mbikëqyre të njësisë së formuar enkas për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare (NJSOTKF). Njoftimi pati treguar edhe për rënien e incidenteve në objektet fetare, e se kryesisht incidentet ishin në masë më të madhe te objektet myslimane.


Gouillon nuk ka ofruar fakte as për pretendimin për “humbje të vendeve të shenjta”.

Një kërkim në “Google” me fjalët “Sulm ndaj Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove” nuk nxjerr asnjë njoftim kredibil apo raport ndërkombëtar që do të theksonte se në Kosovë ka sulme ndaj Kishës Ortodokse Serbe apo tentim për “tjetërsim” të vendeve të shenjta serbe.


Edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare apo institucioneve vendore, te çështja e lirisë fetare nuk specifikohet se në Kosovë ka presion mbi serbët në këtë aspekt (Amnesty, Avokati i Popullit).


Edhe në të kaluarën deklaratat e Gouillonit janë trajtuar nga hibrid.info. Janë identifikuar disa pretendime të pasakta e të paqëndrueshme, të cilat janë demantuar me fakte konkrete dhe burime të besueshme ndërkombëtare (shih këtu).


Pretendimi i Arnaud Gouillonit se serbët në Kosovë vuajnë për shkak të besimit ortodoks është i pabazuar dhe i pambështetur me fakte. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë lirinë fetare dhe mbrojtjen e trashëgimisë fetare, përfshirë objektet e Kishës Ortodokse Serbe. Raportet vendore e ndërkombëtare nuk evidentojnë persekutim fetar ndaj serbëve në Kosovë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere