Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet lajmi i rremë për vizat

HIBRID

Faqja në Facebook “Lajmet e Fundit+” ka postuar sot (27 korrik) një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com” më 3 korrik.

Artikulli mbanë titull të sajuar “URIME!! Ja data se kur mund të lëvizim pa viza”, duke pretenduar që, në mënyrë të rreme, të informojë për liberalizim të vizave.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit mars, kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në emisionin “Intereaktiv” në “KTV” kishte deklaruar se, pas muajit prill, mund të shihet nëse do të merret ndonjë vendim sa i përket zhbllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmi nuk është aktual dhe Von Cramon nuk kishte dhënë ndonjë datë se kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/urime-ja-data-se-kur-mund-te-levizim-pa-viza-2/?fbclid=IwAR0JgpLSla3ejHfVcuOLcGEJ65x17GFNsIPhZnmT1OM3egss8X3PgU_zdlM
Artikulli i publikuar nga banglacontent24.com

Portale të dyshimta e kanë publikuar artikullin me përmbajtje të njëjtë por me titull të ndryshuar dhe më parë. Ndërsa sot, po ky artikull me të njëjtin titull, është ri-shpërndarë edhe në faqen “Gazeta Prishtina” në Facebook. (shih këtu)

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e Von Cramon dhënë për emisionin “Interaktiv” në KTV më 3 mars të këtij viti.

Hibrid.info e ka trajtuar më parë këtë lajm të rremë. I njëjti pretendim është publikuar në datën 26 maj të këtij viti. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të muajit mars të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila atëkohë kishte deklaruar se pas muajit prill mund të shihet nëse do të merret ndonjë vendim sa i përket zhbllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Por, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull që pretendon rrejshëm se caktuar data kur do të liberalizohen vizat për Kosovën. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere