Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Von Cramon ka dhënë datë për liberalizimin e vizave

HIBRID

Artikulli me titull “Von Cramon tregon datën kur kosovarët mund të lëvizin pa viza”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit mars, kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në emisonin “Intereaktiv” në “KTV” kishte deklaruar se, pas muajit prill, mund të shihet nëse do të merret ndonjë vendim sa i përket zhbllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pra, lajmi nuk është aktual dhe Von Cramon nuk ka dhënë ndonjë datë se kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:

https://news388media.com/co/urime-von-cramon-tregon-daten-kur-kosovaret-mund-te-levizin-pa-viza-2/?fbclid=IwAR3bSRACo6gqb_EjKuHKhcARLn0UFxYUieWxmKUnOi_VcZERwtjzFPYOwBI

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga dy faqe me të njëjtin emër “Gazeta Arbëria”, të cilat numërojnë nga 159 mijë ndjekës, respektivisht 49 mijë ndjekës. (shih këtu dhe këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e Von Cramon dhënë për emisionin “Interaktiv” në KTV më 3 mars të këtij viti, të cilën mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news388media.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të muajit mars të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila atëkohë kishte deklaruar se pas muajit prill mund të shihet nëse do të merret ndonjë vendim sa i përket zhbllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Por, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Von Cramon ka dhënë datë se kur pritet të hiqen vizat për kosovarët. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere