Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rikthimi i masave kufizuese anti-Covid nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “Valë e re me COVID-19, rikthehen masat kufizuese”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, në përmbajtje bëhet e ditur se disa shtete evropiane janë duke u përballur me një rritje të të infektuarve me COVID-19, çka po i detyron autoritet t’i rikthejnë masat kufizuese.

Duke ditur se portali “veriu.info” shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se autoritetet kosovare janë ato që po detyrohen të ndërmarrin masa, si pasojë e valës së re të Covid-19.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “veriu.info”:

Shtetet evropiane janë duke u përballur me një rritje të të infektuarve me COVID-19, çka po detyron autoritet të rikthejnë masat kufizuese.

Frika shtohet edhe nga sezoni i festave.

Rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, ndërsa niveli i ulët i vaksinimit mbizotëron në Evropën Lindore.


Vegëza e artikullit të publikuar në “veriu.info”:

https://veriu.info/vale-e-re-me-covid-19-rikthehen-masat-kufizuese/?fbclid=IwAR3x0ZI6lw3rMZOzd156al5gdmgOD2zOWV6mVY2DAuWgTrg06omGvarKpFQ

Analiza:

Portali “veriu.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me rikthimin e masave kufiuese anti-covid ne disa shtete evropiane, por në titull nuk qartësohet se për cilat shtete bëhet fjalë dhe kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere