Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i pasaktë se Kurti ishte ngritur në këmbë për të nderuar himnin e Maqedonisë së Veriut në kongresin e VLEN-it

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Melodia për të cilën pretendohet se është himni i Maqedonisë së Veriut, në fakt është vija melodike e himnit të Evropës.

Është publikuar një video-material me mbishkrim që pretendon se shfaq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nderuar himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të dielën (24 maj) në Facebook nga faqja me emrin “SkenderajLive” dhe të hënën (25 maj) në faqen e mediumit “Demokracia”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info vërejti se melodia që dëgjohet në audio të këtij video-materiali, për të cilën pretendohet se është himni i Maqedonisë së Veriut, në fakt është vija melodike e himnit të Evropës.

Hibrid.info e ka trajtuar edhe më herët këtë pretendim (shih këtu).

Megjithatë, deri në momentin e trajtimit, videoja e publikuar nga “SkenderajLive” ka marrë mbi 120 mijë shikime, mbi 800 pëlqime, rreth 350 shpërndarje dhe afro 240 komente.

Ndërsa videoja e publikuar nga “Demokracia” ka marrë mbi 5 mijë shikime, mbi 100 pëlqime dhe më shumë se 50 komente.

Këto shifra të angazhimit dhe përmbajtja e komenteve tregojnë se pretendimi është perceptuar si i besueshëm nga një pjesë e audiencës. Për këtë arsye, ai po trajtohet sërish në këtë artikull.


Në trajtimin e parë, ishte gjetur se kryeministri Albin Kurti kishte marrë pjesë në kongresin e koalicionit VLEN, të mbajtur më 9 maj në Shkup (shih këtukëtu dhe këtu).

Po ashtu, bazuar në raportimet mediale, ishte vërtetuar se në këtë ngjarje ishte intonuar vetëm himni i Bashkimit Evropian (BE) (shih këtu dhe këtu).


Përmes “Youtube”, platformës së publikimit të përmbajtjeve vizuele (shih këtu) ishte gjetur video-materiali i kongresit të koalicionit VLEN (shih këtu). Nga audioja e videos ishte vërtetuar se në fillim të kongresit ishte intonuar vetëm një himn (shih këtu).

Përmes kërkimeve shtesë në YouTube dhe krahasimit të himnit të Maqedonisë së Veriut me himnin e BE-së, ishte vërtetuar se melodia e dëgjuar në kongresin e VLEN-it është himni i Bashkimit Evropian (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Një video-material i shpërndarë në Facebook pretendon se shfaq kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nderuar himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut gjatë një ceremonie zyrtare.

Pas verifikimit të kryer nga Hibrid.info, rezultoi se pretendimi i paraqitur në mbishkrimin e videos nuk është i saktë.

Hulumtimi vërtetoi se muzika që dëgjohet në sfond nuk është himni i Maqedonisë së Veriut, por himni i Bashkimit Evropian. Videoja lidhet me kongresin e koalicionit VLEN në Shkup, ku kryeministri Kurti ishte i pranishëm dhe ku ishte intonuar vetëm himni i BE-së.

Ky pretendim është trajtuar edhe më herët nga Hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere