Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rusia nuk ka pushtuar shtet tjetër, siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar se Rusia ka pushtuar edhe një shtet tjetër.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në fakt, në përmbajtje të artikullit paraqitet lajmi për fluturimin e 4 avionëve rusë, brenda territorit të Suedisë.

Pra, lajmi nuk ka të bëjë me ndonjë pushtim siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Pjesë nga artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “news426media.com”:

LAJMI FUNDIT/SAPO NDODHI !!-RUSIA PUSHTON EDHE NJE TJETER SHTET ME 4 AVIONE

Forcat e Armatosura të Suedisë deklaruan se 4 avionë luftarakë rusë hynë për pak kohë në territorin suedez mbi Detin Baltik mbrëmjen e sotme.

Dy avionë rusë SU27 dhe dy avionë luftarakë SU24 hynë për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit suedez Gotland, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Mbrojtjes në Suedi, Peter Hultqvist,


Vegëza artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/03/02/23018/?fbclid=IwAR34h84Ru4_gwfI5N8mqH18KmsgrIHb-wcOtKkmEYn3M30mzqBJXGsNWs4s

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë është marrë nga disa media kredibile në Kosovë, e më pas qëllimshëm i është vënë titull i sajuar.

Vegëzat e artikullit të publikuar në mediat online si “KosovaPress.com” dhe “Reporteri.net”, të cilat kanë raportuar saktë për këtë ngjarje mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Artikulli autentik për 4 avionët rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë është publikuar nga mediumi CNN. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me 4 avionë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, ndërsa në titull është pretenduar rrejshëm se Rusia pushton edhe një shtet tjetër.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere