[email protected]
Shpërndahet deklarata e vjetër e George W. Bush për armatosjen e Kosovës
shape
shape
shape

Një artikull i cili përmban deklaratën e ish-presidentit amerikan George W. Bush të bërë në vitin 2008, për armatosje të Kosovës, është duke u rishpërndarë nga disa të ashtuquajtura media online në gjuhën shqipe.  

Pas një procedure të shkurtër të verifikimit, përveç doli të jetë i vjetër (mars 2008), i njëjti lajm rezultoi të ishte deformuar nga titujt nuk përkasin me deklarata e bëra nga ish-presidenti Bush, të bëra në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Teksti origjinal i shpërndarë nga disa portale:

T: Bush jep lajm të madh: Të armatoset fuqishëm Kosova, ajo është e jona

Ish-presidenti i SHBA-së, George Bush, kishte deklaruar në vitin kur Kosova ishte shpallur se Kosova do të forcohet ushtarakisht pasi që sipas tij përmes fuqizimit të Kosovës, edhe SHBA-ja do ta fuqizonte ndikimin ne Ballkan.

Por kjo deklaratë e ish-presidentit Bush ka filluar të riaktualizohet në Serbi. Sipas disa mediave serbe Kosova ka filluar të fuqizohet me përkrahjen amrikane dhe se fuqizimi i Ushtrisë së Kosovës edhe me mjete tjera, nuk është i papritur, pasi që këtë e kishte paralajmëruar edhe George Bush.

E deklarata e Bushit, e pastaj edhe e Gjeneralit amerikan Jim Mattisit, për Ushtrinë e Kosovës, kanë dridhur jo vetëm Serbinë por edhe shtetet tjera anti-shqiptare dhe anti shtetit të Kosovës.

Vegëzat:

https://gazetaprogresi.com/bush-jep-lajm-te-madh-te-armatoset-fuqishem-kosova-ajo-eshte-e-jona/

https://www.kosovaime.tv/georg-bush-jep-lajm-te-madh-te-armatoset-fuqishem-kosova-ajo-eshte-e-jona/


Ish-presidenti Bush në vitin 2008 kishte autorizuar furnizimin e Kosovës me armatim.

Në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, presidenti Bush kishte thënë se “në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore”.

Artikulli i vitit 2008 kur Bush kishte folur rreth armatimit të Kosovës:

https://www.evropaelire.org/a/1048470.html


Analizë:

Pas hulumtimit nga hibrid.info, ky artikull i publikuar në disa portale të dyshimta në Kosovë, doli të jetë lajm i vjetër. Gjithashtu, në tekst nuk citohet asnjë burim që ndëlidhet me këtë ngjarje, por edhe titulli është i ndryshuar dhe i hiperbolizuar. Ky artikull kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others