[email protected]
Vuçiq nuk ka deklaruar se nuk do ta lejojë Kurtin ta kontrollojë Maqedoninë e Veriut, duke fituar mbi Ali Ahmetin
shape
shape
shape

Një faqe në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar (11 shkurt) një postim me mbishkrimin “Vuçiç: Kurtin nuk do ta lejojmë ta fitojë Ahmetin dhe ta kontrollojë shtetin!”.

Këtij postimi i është bashkangjitur edhe një artikull i portalit “fol.mk”, me të njëjtin titull.

Por pas verifikimit, deklarata e pretenduar e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në titull, nuk përputhet me atë të cilën figuron në përmbajtje të këtij artikulli.


Vegëza e postimit të publikuar nga “Fleta Press” në Facebook:

https://www.facebook.com/fleta.press/posts/pfbid02BsZEMMmTthUqUiJ1B4bYG1A6bvD2wGB8fVTFoHHe48Sp2qUBRBfShX9NuhM3FG4kl


Mbishkrimi i këtij postimi të publikuar nga “Fleta Press” në Facebook është bazuar nga titulli i artikullit të publikuar nga portali “fol.mk” (shih këtu).

Pas verifikimit të këtij artikulli, është vërtetuar se në përmbajtje nuk haset deklarata e presidentit Vuçiq e pretenduar në titull.


Përmbajtja e artikullit të portalit “fol.mk”:

Albin Kurti dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në një prononcim për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiq thotë se synimi i kryeministrit të Kosovës është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e qeverisë në vend, njofton 36o

“Ai dëshiron të sundojë edhe Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht, ai dëshiron të mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në për të sunduar në Maqedoni pas zgjedhjeve të majit”.ka thënë Vuçiq.

Dilema për pjesëmarrjen e mundshme të partisë së Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni lindi në fund të dhjetorit pasi tri partitë opozitare të shqiptarëve të bashkuar në “Bashkimin Evropian për Ndryshim” njoftuan se në listat e tyre do të jenë emrat e partisë së Albin Kurtit. Vetëvendosje.


Ky artikull i është referuar portalit në gjuhën maqedonase “360stepeni.mk”, i cili ka raportuar për deklaratën e presidentit Vuçiq (shih këtu).

Kreu i artikullit të “360stepeni.mk” i përkthyer në gjuhën shqipe:

Albin Kurti dëshiron të sundojë edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në një prononcim për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiq thotë se synimi i kryeministrit të Kosovës është që ta mposht BDI-në dhe pas zgjedhjeve parlamentare të jetë pjesë e qeverisë në vend.

“Ai dëshiron të sundojë edhe Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht, ai dëshiron të mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në për të sunduar në Maqedoni pas zgjedhjeve të majit”, ka thënë Vuçiq.


Hibrid.info ka hulumtuar edhe më tutje me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj nga mediat në gjuhën shqipe, në të cilat vërtetohet se deklarata e pretenduar e presidentit Vuçiq, në të cilën thuhet se ky i fundit është deklaruar se nuk do ta lejojë Albin Kurtin ta rrëzojë nga pushteti, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, nuk qëndron (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se presidenti Vuçiq është deklaruar që nuk do ta lejojë kryeminstrin Kurti të fitojë mbi liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe ta kontrollojë Maqedoninë e Veriut , nuk qëndron.

Hibrid.info ka gjetur se presidenti Vuçiq është deklaruar se Kurti synon ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe ta sundojë Maqedoninë e Veriut.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others