Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Si po gjenerojnë mijëra pëlqime në Facebook imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale (IA) po shpërndahen në mediat sociale, përfshirë Facebook-un, duke i paraqitur si fotografi reale.

Në këtë artikull sqarojmë se si përdoruesit po i marrin si reale këto përmbajtje tilla, të cilat shpesh dizajnohen për të tërhequr vëmendjen dhe për të gjeneruar ndërveprime, duke përfshirë pëlqime, komente e shpërndarjen.

Hibrid.info ka arritur të gjejë dy imazhe të cilat po shpërndahen nëpër shumë faqe në Facebook, duke grumbulluar mijëra pëlqime e komente.

Duke u bazuar në kohën e publikimit, ky imazh së pari u gjet i publikuar në faqen “Momenti” në Facebook. Deri në shkrimin e këtij artikulli, kjo përmbajtje ka grumbulluar mbi 1 mijë pëlqime. (shih fotografinë më poshtë)

E njëjta përmbajtje u publikua edhe në faqet tjera në Facebook si “Kosova e Re”, “Mitrovica Ime”, “N’Shqiptari”, “Gazeta Flash24”, “Drenica Sot”, “Gazeta Flash24”, “Kombi Shqiptar” dhe “Busulla e Jetes”.

Hibrid.info ka kontrolluar përmes “HiveModeration.com”, platformë për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, në bazë të vlerësimit të së cilës, mund të konstatohet se fotografia e trajtuar nuk është reale, por përmbajtje e gjeneruar nga IA. (shih fotografinë më poshtë)


Një imazh tjetër u gjet i publikuar në faqen “Telegrami Sot”, e që deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 500 pëlqime. (shih fotografinë më poshtë)

I njëjti më pas u publikua edhe nga faqet tjera si “Realiteti” dhe “Gostivari City”.

Hibrid.info ka kontrolluar edhe këtë imazh përmes “HiveModeration.com”, ku u konstatua se i njëjti është gjeneruar nga IA.


Me përmirësimin e IA, duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallohen imazhet e krijuara nga IA nga ato të vërteta. Përdoruesit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të verifikojnë burimet e imazheve për të shmangur mashtrimet.

Ekzistojnë disa platforma falas që mund t’i përdorni për të verifikuar nëse një imazh është i krijuar nga AI ose është manipuluar.

HiveModeration

Google Reverse Image Search

TinEye

FotoForensics

AI or Not

Illuminarty AI Image Detector

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere