[email protected]
Clickbait, karrem klikimesh
shape
shape
shape

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk pwrputhet me përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumuesit të pwrmbajtjes me një titull sensacional, duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë dhe shikueshmwrisw nw platforma digjitale. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Kur titujt, ilustrimet apo diçiturat nuk përkojnë me përmbajtjen, atëherë kemi të bëjmë me shembuj të lidhjeve të rreme (false connection). Një shembull tipik për këtë kategori materiali janë titujt që shërbejnë thjesht për të “peshkuar” klikime (clickbait).

Disa karakteristika të zakonshme të artikujve të klikimeve përfshijnë:

Titujt sensacionalë: Artikujt e Clickbait shpesh përdorin tituj provokues ose mashtrues për të tërhequr vëmendjen e lexuesit. P.sh. “Ndodh edhe kjo: Te varrezat do të ndërtohen parqe”. Titulli është senzacional dhe përgjithësues pa dhënë detaje për ngjarjen. (këtu)

Informacion i paplotë: Artikujt e Clickbait mund të mbajnë informacione të rëndësishme ose të ofrojnë vetëm një histori të pjesshme, duke i lënë lexuesit pa informacion të plotë. P.sh. “Ngjarje e rëndë: Babai vret dy djemtë e tij”. Titulli është përgjithësues që nuk e qartëson vendndodhjen e ngjarjes. (këtu) “Dy gra theren me thikë në kryeqytet”. Titull senzacional duke lënë për tu kuptuar se ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës. (këtu)

Përdorimi i gabuar i imazheve ose videove: Artikujt e Clickbait shpesh mbështeten shumë në pamjet vizuale për të tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe për t’i mbajtur ata në faqe. P.sh. “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”. Ky titull është ilustruar me fotografinë e kryeministrit Kurti, duke lënë të kuptohet që kjo deklaratë është bërë nga ai. (këtu)

Përdorimi i paqartë në titull: Artikujt e Clickbait në rast të deklaratave të ndryshme mund të përdorin vetëm mbiemrin në raste të ngjashmërisë së mbiemrave duke lënë hapësirë të nënkuptohet tjetri. P.sh. “Kurti reagon ashpër pas sharjes së Shalës në Kuvend: Vulgarë, jo akademikë”. Titulli lë të nënkuptohet që bëhet fjalë për Albin Kurtin, e në përmbajtje bëhet e ditur që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar. (këtu)

Në përgjithësi, artikujt e klikimeve janë krijuar për të gjeneruar klikime dhe trafik në një faqe interneti, shpesh në kurriz të saktësisë dhe cilësisë së informacionit. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për klikimet dhe të vlerësoni në mënyrë kritike burimet dhe përmbajtjen e artikujve përpara se t’i ndani ato.

Share With Others