Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Teknika për të identifikuar një lajm të rremë të prezantuar nga BBC (Video)

HIBRID

Sa më shumë që rritet trafiku i shpërndarjes së lajmeve të rreme nëpër platformat online, aq më shumë zhvillohen teknikat për të verifikuar legjitimitetin e tyre.

Zhvillimi i teknologjisë dhe i hapësirës digjitale ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Avancimi i platformave online, përkundër që ka lehtësuar mënyrën e shpërndarjeve të lajmeve të rreme, të njëjtat mund të shfrytëzohen edhe për verifikimin e tyre.

Në video-prezantim të përgatitur nga BBC, janë paraqitur disa nga teknikat që mund të përdorën për të hulumtuar vërtetësinë e një informate apo lajmi të dyshimtë.

Në këtë video janë marr shembuj, përmes së cilëve ka demonstruar këto teknika.

Aty përmendet se verifikimi i një lajmi apo fotografie, përmes së cilave mund të shpërndahet një dezinformatë, më së lehti mund të bëhet me një kërkim të shpejtë, duke shfrytëzuar makinën e kërkimit “Google”. Kjo do të mund të bëhet duke e kopjuar lajmin, apo foton dhe duke e vendosur në këtë makinë kërkimi dhe duke i përdorur veglat si kohën e publikimit dhe të tjerat që mund të gjenden në opsionet e kësaj platforme. Përmes kësaj, ju mund të shihni se ku këto foto, apo lajme janë postuar më parë (para lajmit që ju jeni duke e lexuar).

Një metodë e kërkimit më të thellë, sipas këtij video-prezantimi, mund të bëhet duke i përdorur edhe aplikacionet tjera, sikurse mund të jetë “google maps”. Njëra nga teknika, përmes së cilave bëhet ky hulumtim njihet si “gjeolokacion”.

Në shembullin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas në Iran, përmes raketave, ku paraqitet një video, prezantuesi e ka përdorur teknikën e gjeolokacionit duke u bazuar në ndërtimet që duken përreth dhe largësisë së shpërthimit dhe zërit. Duke e krahasuar atë me disa hulumtime në google maps ose earth, është parë që aeroplani është rrëzuar nga disa raketa, jo shumë larg kryeqytetit, Teheran.

Në këtë prezantim është marr shembull edhe një fotografi e cila është bërë virale në Lindje të Mesme, ku shihen disa pacientë të shtrirë në një spital, që pretendohej se ishte në Jerusalem, Izrael.

Mirëpo, pas një vëzhgimi me kujdes të kësaj foto, shihen mbulesa me emër të një spitali në Madrid. Kjo ka lënë të kuptohet se shpërndarja e kësaj foto, me pretendimin se bëhet fjalë për një spital në Jerusalem, ka qenë dezinformatë.

Në këtë video të publikuar nga kontrolluesit e fakteve nga BBC, janë marr edhe disa shembuj tjerë, të cilët mund t’i shihni në vazhdim.

https://www.bbc.com/news/av/embed/p08jq2bn/52996401

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere