Të fundit | Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro Të fundit | Konkurs i rremë pune Të fundit | Narrativa për “politikë antiserbe” dhe “fajësimin kolektiv të serbëve” në p… Të fundit | Eksodi i debatit nga televizioni Të fundit | Gazetari amerikan Roberts nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë Të fundit | Pretendohet pa fakte se shqiptarët plaçkitën shtëpinë e një familjeje serbe… Të fundit | Konsensusi shkencor vlerëson se autizmi nuk lidhet me vaksinat (MMR) kundër… Të fundit | Rezultate të një matjeje të pakonfirmuar të opinionit publik Të fundit | Pretendim i rremë se Kurti dhe Vuçiq janë së bashku në Armeni Të fundit | Narrativa në mediat serbe se "Kurti provokon serbët me xhaminë në nisje të…
[ ARTIKULLI ]

Takimi i vitit të kaluar Kurti-Maroviq pretendohet të paraqitet si aktual

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 dhe 18 qershor, për një takim në mes ish-ministres në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në përmbajtje të artikullit diskutohet për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve  ë të gjitha fushat. Pas verifikimit të kryer nga platforma për kontrollim të fakteve “raskrinkavanje.me”  është konstatuar se takimi kishte ndodhur vitin e kaluar

Pas verifikimit të kryer nga platforma për kontrollim të fakteve “raskrinkavanje.me”  është konstatuar se takimi kishte ndodhur vitin e kaluar. (këtu)

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://lajk.rs/vesti/kim/290359/pravo-prijateljstvo-sa-laznom-drzavom-marovic-i-kurti-usaglasili-strateske-prioritete-crne-gore-i-tkz-kosova/

https://informer.rs/vesti/politika/803795/pravo-prijateljstvo-laznom-drzavom-marovic-kurti-usaglasili-strateske-prioritete-crne-gore-tkz-kosova

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe (të ashtuquajturës) Kosovës në të gjitha fushat, e veçanërisht në sferën ekonomike, është i një rëndësie vendimtare, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tashmë janë të shkëlqyera dhe janë duke u zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht, është vlerësuar në takimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq me kryeministren e vetëshpallur Albin Kurti.


Përmbajtja e teksteve të përmendura nuk kontestohet nga pikëpamja e vërtetësisë, sepse Maroviq është takuar realisht me Kurtin, gjatë të cilit janë dërguar mesazhet e përmendura.

Mirëpo, ai takim nuk u mbajt më 17 qershor 2023, por në tetor 2022, në periudhën kur Jovana Maroviq ishte nënkryetare e Qeverisë së Malit të Zi, si dhe ministre e Çështjeve Evropiane. Për këtë dëshmojnë shkrimet e mediave malazeze dhe shqipe të periudhës së përmendur.  (këtu, këtu)

Duke marrë parasysh të gjitha faktet relevante, konstatuam se mediat serbe padyshim që publikuan informacione të vjetra për takimin e Maroviqit me Kurtin, duke mos theksuar se nuk ishte një ngjarje aktuale.


Analiza:

Faktet tregojnë takimi i kryeministrit Kurti me ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq ishte zhvilluar në tetor të viti të kaluar (2022), e jo më 17 qershor siç pretendohet nga mediat serbe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere