Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Platforma e Twitter për denoncim të keqinformimit, ka disa probleme

HIBRID

Në janar të këtij viti, Twitter ka lëshuar në përdorim Birdwatch, platformë eksperimentale për kontroll të fakteve, si mënyrë për t’i luftuar dezinformatat. Ky projekt u mundëson përdoruesve që të raportojnë cicërimat (postet) në Twitter si keqinformim, duke ofruar referenca që e dëshmojnë një vlerësim të tillë.

Përgjatë javës së kaluar, hulumtuesit e organizatës për kontroll të fakteve “Poynter” i kanë analizuar më shumë se 2.600 reagime të lexuesve në këtë platformë të Twitter-it, dhe ka trajtuar 8.200 vlerësime. Gjithashtu kontrolluesi i fakteve nga “Poynter” ka përdorur një algoritëm publik që kompania përdor për të renditur shënimet bazuar në “dobinë” e tyre.

Sipas kësaj analize, del që rezultatet të mos jenë shumë shpresëdhënës, pasi që është gjetur se në reagimet e lexuesve përmes platformës Birdwatch, janë bazuar në referenca jo kredibile. Por, sipas kësaj analize, rezulton që përdoruesit që kanë reaguar përmes Birdwatch, nuk janë bazuar fare në referenca.  

Përmes kësaj analize, hulumtuesi i “Poynter” ka shprehur dyshimin se një kontroll i fakteve në formë të automatizuar, siç është rasti i platformës Birdwatch, mund të zgjidh problemin e lajmeve të rreme. Ky hulumtues ka renditur një sërë sugjerimesh ndaj Twitter-it për Birdwatch:

Për burimet:

• Twitter duhet të kërkojë nga përdoruesit e Birdwatch të citojnë të paktën një burim brenda shënimeve të tyre. Më shumë se gjysma e përmbajtjes që u rishikua në program nuk përfshinte asnjë burim të vetëm.

• Mbështetuni tek kontrolluesit e fakteve njerëzore për të parë shënimet e Birdwatch. Wikipedia, një portal tjetër me burime njerëzish, ishte një nga burimet më të përmendura në program. Kontrolluesit e fakteve nuk mbështeten në Wikipedia si një burim i besueshëm.

• Promovoni shënime që ofrojnë artikuj të kontrolluar nga faktet. URL-të nga organizatat profesionale të verifikimit të fakteve ishin të rralla midis shënimeve që analizova, edhe pse disa nga temat ishin mbuluar kryesisht nga kontrollorët e fakteve.

Rreth algoritmit:

• Ndaloni promovimin e shënimeve të Birdwatch që mbartin dezinformata ose u mungojnë burimet.

• Rishikoni procesin e verifikimit në mënyrë që përdoruesit e shumtë, të cilët kanë shpërndarë dezinformata në kronologjinë e tyre, të mos lejohen të bëhen përdorues të Birdwatch.

(Artikull i përgatitur nga Alex Mahadevan, reporter senior në multimedia në Poynter)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere