Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Erdogan paralajmëron Vuçiqin për Kosovën është i pa verifikuar  

HIBRID

Disa media në gjuhën shqipe, duke ju referuar artikullit të publikuar së pari në portalin informativ “tesheshi.com”, kanë publikuar lajmin mbi pretendimin se Erdogan e paralajmëron Vuçiqin në lidhje me Kosovën gjatë një bisede telefonike.

Mirëpo, përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga ky hulumtim, nuk është arritur të gjendet asnjë publikim kredibil e serioz nga burime zyrtare e mediatike turke, që të ketë ngjashmëri me këtë pretendim të bërë nga mediumi “tesheshi.com”.

Lajmi është publikuar dje (2 gusht) me titull “Kosova, Erdogan paralajmëron Vuçiqin: S’është Turqia e ‘90-ës!” ku thuhet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pasur një bisedë të tensionuar telefonike me presidentin Aleksandër Vuçiq në lidhje më zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Autori, duke u bazuar në, siç i referohet, burime kredenciale, pretendon se Presidenti i Turqisë ka paralajmëruar atë të Serbisë, se duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe se për çdo hap ndaj Kosovës, siç thuhet shkruhet, do ta:

“ketë përballë Turqinë, tashmë një fuqi e rikthyer ekonomike, ushtarake dhe diplomatike në nivel global”.

Në përmbajtje, duke vazhduar t’iu referohen burimeve kredenciale, pretendohet se gjuha e presidentit turk, siç shkruan, ka qenë e prerë, “duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiqin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës” pasi që siç, thuhet tutje në artikull Erdogan ia ka “bërë të qartë presidentit serb se nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cenua Kosova”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga mediumi “Tesheshi.com”:

Kosova, Erdogan paralajmëron Vuçiçin: S’është Turqia e ‘90-ës! – Te Sheshi

I njëjti artikull është publikuar edhe në disa media tjera (shih vegëzat Erdogan e paralajmëron Vuçiçin ashpër për Kosovën: S’është Turqia e ‘90-ës – Almakos.com  dhe Kosova, Erdogan paralajmëron Vuçiçin: S’është Turqia e ‘90-ës! – kosovapost.net), të cilat u janë referuar artikullit të “Tesheshi.com”.

Artikulli bazohet në burim kredencial, duke mos sqaruar për institucionin apo vendin (shtetin/qytetin) nga i cili vjen ky burim informacioni.

Për më tepër Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar apo publik kredibil që e konfirmon pretendim për këtë lloj “paralajmërimi” të bërë nga Presidenti i Turqisë ndaj atij të Serbisë.

Nuk ka asnjë njoftim nga Presidenca e Turqisë (këtu) për ndonjë bisedë të mundshme telefonike mes dy presidentëve, atij turk dhe serb.

Po ashtu, ky lajm, për shkak se nuk figuron në kanalet zyrtare të Republikës se Turqisë dhe në mediumet kryesore atje, vlerësohet si i pa verifikuar.

Analiza

Disa mediume në gjuhën shqipe kanë publikuar një lajm që pretendon se Presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Pretendimet për një bisedë telefonike ndërmjet Presidentit të Turqisë, Erdogan, me presidentin e Serbisë, Vuçiq në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës nuk janë të konfirmuara. Po ashtu, pretendimi për deklarata paralajmëruese të Presidentit Erdogan ndaj Presidentit Vuçiq, përveç në mediat e trajtuara,  nuk figuron në kanalet zyrtare të Republikës se Turqisë dhe mediave qendrore atje.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

“I pa verifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere