Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet pretendimi i rremë për “deklaratë” të Kurtit në gazetë gjermane

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një publikimi në Facebook është rikthyer pretendimi se Albin Kurti më 1998 ka deklaruar se “kush i mbështet SHBA-të dhe Rugovën, është kundër Kosovës”.

Publikimi nga faqja “AlbLajm.ch” në Facebook më 20 nëntor shfaq një imazh me të cilin pretendohet se në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)” ishte publikuar një artikull me këtë pretendim.

“Kurti: Kush i mbështet SHBA-të dhe Rugovën, është kundër Kosovës. Data :E mërkurë, 29 prill 1998”, thuhet si përshkrim i imazhit në të cilin shihet një faqe e pretenduar e gazetës me titullin në gjuhën gjermane: “Wer die USA und Rugova unterstuzt, ist gegen Kosovo”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Artikulli në fjalë nuk mund të gjendet në uebfaqen e dedikuar për arkivin e gazetës gjermane. Për më shumë, pretendimi i njëjtë para disa vitesh ishte demantuar nga korrespondenti i gazetës gjermane, Michael Martens, që pati thënë se ky publikim nuk është bërë kurrë në FAZ, e se po bëhet me qëllime vetëm për fushatë.

Postimi i Martensit në X (ish-Twitter) më 24 janar 2021:

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, po zhvillohet një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale, që përfshijnë Albin Kurtin dhe ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’. Ju lutem vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”.


Publikimi i “AlbLajm.ch” deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info, ka marrë më shumë se 380 reagime, më shumë se 230 komente dhe 190 shpërndarje. 

Pretendimi u publikua në ditën kur presidentja Vjosa Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Hibrid.info e pati trajtuar pretendimin edhe vitin e kaluar. (shih këtu)

Analiza:

Një postim në Facebook nga “AlbLajm.ch” ka rikthyer pretendimin e rremë se Albin Kurti ka thënë më 1998 se “kush i mbështet SHBA-të dhe Rugovën, është kundër Kosovës”.

Faqja pretendon se kjo deklaratë është botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ky artikull nuk ekziston në arkivin e FAZ-it dhe ky pretendim është demantuar qysh në vitin 2021 nga korrespondenti i gazetës, Michael Martens, i cili pati thënë se artikulli është i rremë dhe përdoret për fushatë.

Pretendimi është rikthyer sërish në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere