Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia e artikullit, lënë hapësirë për keqinformim

HIBRID

Artikulli me titull “Vendi drejt mbylljes për shkak të variantit Omicron”, është publikuar nga portali “kosova-sot.info”, dhe në fotografinë ilustruese ka vendosur një imazh ku shihet një pjesë e rrugës Agim Ramadani në Prishtinë.

Me këtë fotografi të vendosur, portali “kosova-sot.info” ka lënë të kuptohet se lajmi për mbyllje të vendit për shkak të variantit Omicron, ndërlidhet me Kosovën, pasi edhe në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Por në fakt, lajmi paraqet vendimin e autoriteteve të Britanisë së Madhe për kufizim të masave.

Në përmbajtje të këtij arti thuhet se “Britania është në një nivel të ri infektimesh, për shkak të variantit Omicron, në qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni  ndaj qeverisë për një lockdown të ri për dy javë për të ulur numrin e infektimeve”.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se masat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/589496/vendi-drejt-mbylljes-per-shkak-te-variantit-omicron/


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar më parë si ilustrim për ngjarje tjera që ndërlidhen me aktualtietet kosovare. “radiokosovaelire.com”, ka përdorur për lajmin për mbylljen e rrugës “Agim Ramadani për shkak të punimeve (19 nëntor 2020) (këtu), si dhe portali tjetër “epokaere.com”, për bllokimin e kësaj rruge (27 shtator 2021) për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama (këtu).


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Britaninë e Madhe, e cila është duke shqyrtuar mundësinë për mbyllje të vendit, si pasojë e rritjes së të infektuarve me variantin e ri “Omicron”.

Por, në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ajo e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë. Kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere