Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është miratuar ligji i ri për pensionim të parakohshëm

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bera.todaynews44.com” ka publikuar një artikull me titull “URIME Ligji hyri ne fuqi, pensionimi i me hershem tani me prej moshes…”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një raport i muajit shkurt të vitit 2021 i publikuar nga Instituti GAP në Kosovë, i cili kishte rekomanduar politika për pensionim të parakohshëm të shërbyesve civilë.

Pra, nuk ka hyrë në fuqi një ligj i tillë në Kosovë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bera.todaynews44.com”:

https://bera.todaynews44.com/2022/06/28/urime-ligji-hyri-ne-fuqi-pensionimi-i-me-hershem-tani-me-prej-moshes/?fbclid=IwAR3EIIkt3Sho0WsO-eO-P8Xzlez9KJYXGLFTVR-AqOJvZtmg456f4fh1np4

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të gjejë raportin e muajit shkurt të vitit 2021 të publikuar nga Instituti GAP në Kosovë, lidhur me rekomandimin e politikave ku inkurajojnë pensionimin e parakohshëm. (shih këtu)

Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta, pasi i njëjti është shpërndarë edhe në muajin shkurt të këtij viti nga një portal tjetër i dyshimtë, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bera.todaynews44.com” ka publikuar një raport të vjetër të Institutit GAP, i cili kishte rekomanduar politika për pensionim të parakohshëm të shërbyesve civilë.

Këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull i rremë, me pretendimin se ka hyrë në fuqi ligji që mundëson pensionimin e më hershëm.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere