[email protected]
Pretendimi se vendimi i Qeverisë për shtim të masave parasheh ndalimin e dasmave, i pavërtetë
shape
shape
shape

Portalet e dyshimtë “a-press.info” dhe “news333media.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marrë masa që të ndalohet organizimi i dasmave si pasojë e virusit Korona.

Hibrid.info ka gjetur se artikulli i kontrolluar përmban titull të rremë, meqenëse nuk përputhet në asnjë rast me përmbajte.

Në përmbajte gjendet deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili dje (12 gusht) prezantoi masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Vitia tha se masat vlejnë edhe për tubimet në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, festivalet të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona. Sipas këtij vendimi, parashihet që “personat që janë pjesëmarrës në këso tubime do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të  antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”.

Pra, nuk është e vërtetë që është ndaluar organizimi i dasmave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “a-press.info” dhe “news333media.com”:

NUK KA DASMA-Ja vendimi i fundit i Qeverise

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i ka shpjeguar vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht masat e reja kufizuese ku.ndehr pa.nde hm isë raporton portali Hitshqipvideo.Sipas Ministrit ArbenVitia, masat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se var.ianti de.lta, i cili ka qenë d.omin.ues në shtetet ev.ropiane. Përfshirja e këtij vi.hr.si në vendin tonë ka qenë e pa.shman.shme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët.”

“Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të va.ksi.hnimit, te.stit ne.gativ, dëshmi së personi ka kaluar co.r.ona.v hir.usin, ose rezultat po.zitiv të anti.trupa.ve.Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.as vendimit të sotëm, në institucionet pub like nda lohet hyrja pa ma ska, dhe obl igohet bartja e mas k ave në ato ambientet. Kjo është obliga tive”, deklaroi nder tjerash ai.

Vegëza e artikullit të publikuar në ““a-press.info” dhe “news333media.com”:

https://a-press.info/nuk-ka-dasma-ja-vendimi-i-fundit-i-qeverise/?fbclid=IwAR3q-Ian6GzbQHTYdvfmiF59HbVGX2rMdSc_hMhrj0R8-4bG1_emOvS34nc
https://news333media.com/2021/08/12/4586/?fbclid=IwAR27VrF-Tj_OmPCZIXUrkQk0iBh9cLPDav57LktCLoPvu70V7xUh42C5QFY

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook përmes faqeve si “Koha Re” dhe “Hitshqipvideo”.

https://www.facebook.com/koheare/posts/4112664775449659

https://www.facebook.com/hitshqipvideo/?ref=page_internal


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë marrë deklaratën e ministrit Vitia, i cili dje (12 gusht) njoftoi për masat e reja anti-COVID, të cilën e kanë publikuar duke i vënë titull të sajuar me pretendimin e rrejshëm se nuk do të lejohet organizimi i dasmave.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others