Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se flitet për strehimin e ushtarëve të NATO-s në kufirin Bullgari-Serbi

HIBRID

Mediumi online “Gazeta Express” ka publikuar një artikull me titull “Tabloidi që kontrollohet nga Vuçiq përhap panik: Afër kufirit me Serbinë, NATO po strehon rreth 5000 ushtarë të Aleancës”.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit duke treguar se flitet për kufirin në Bullgari.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se për cilin vend bëhet fjalë në përmbajtje, duke lënë të kuptohet se lajmi flet për ushtarët e NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Express”:


Për të verifikuar faktin se flitet për kufirin Bullgari-Serbi, hibrid.info ka  gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Informer”. (shih këtu)

Ndonëse titulli nga mediumi i regjistruar në Kosovë “Gazeta Express”është citat nga tabloidi serb “Informer”, duhet sqaruar se flitet për një vend tjetër, si arsyeje e ngjarjeve të fundit që janë raportuar nga veriu i vendit dhe tensionet atje, pasi kjo lë të kuptohet se flitet për kufirin Kosovë-Serbi, përderisa edhe mediumi  është vendor.


Analiza:

Mediumi vendor “Gazeta Express” e ka lënë të kuptohet se ka vendosje trupash të reja të NATO-s, në kufirin e Kosovës me Serbinë, kur ka raportuar se ato do të vendosen në kufi me shtetin serb, pa e përmendur Bullgarinë si destinacion.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere