Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se objekti i komunës paralele ishte në Skenderaj

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet disa titujve në artikuj të ndryshëm është pretenduar se komuna paralele serbe që është mbyllur të mërkurën (16 shtator), ka qenë në Skenderaj.

Pretendimi u publikua nga disa media në gjuhën shqipe si “gazetaexpress.com”, “gazetablic.com”, “orainfo.net”, “gazeta10.com”, “periskopi.com”, “epokaere.com” e “tetovasot.com”.

Cila është e vërteta?

Objekti i mbyllur nuk ka qenë në territorin e komunës së Skenderajt. Në fakt, sipas Policisë së Kosovës, objekti në fjalë ka qenë në territorin që mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut, por ka shërbyer si pjesë e strukturave ilegale si përgjegjëse për komunën e Skenderajt.

Pra publikuesit kanë ngatërruar vendin me emrin e komunës paralele të mbyllur.


Çfarë ka njoftuar Policia?

Në një njoftim të Policisë të mërkurën u bë e ditur se objekti në fjalë ka qenë në afërsi të objektit të policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-Veri. 

Se kjo drejtori rajonale nuk e ka në kuadër edhe Komunën e Skenderajt e sqaron edhe uebfaqja e Policisë së Kosovës. Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Veriu ka katër qytete (Mitrovica e Veriut, Zubin-Potok, Zveçan dhe Leposaviq).

Komuna e Skenderajt hyn në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Jug.


Kontekst:

Mbylljen e këtij objekti e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që e ka quajtur zyrën “Autoriteti i përkohshëm i Komunës së Sërbicës”. Shteti i Kosovës i konsideron të paligjshme institucionet që punojnë në kuadër të sistemit serb në Kosovë. Sivjet janë mbyllur objekte në disa zona në veri të vendit, e që shërbenin në kuadër të këtij sistemi (shih këtu).


Analiza:

Disa mediume kanë raportuar se objekti i strukturës paralele që u mbyll të mërkurën gjendej në komunën e Skenderajt.

Pas verifikimit të fakteve del se objekti në fjalë ka qenë në territor që nuk është pjesë e kësaj komune. Por objekti ka shërbyer si pjesë e strukturave paralele serbe si përgjegjëse për komunën e Skënderajt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson së kjo përmbajtje është “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere