Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gazeta Shqip publikon artikull me titull e fotografi që nuk përkojnë me përmbajtjen

HIBRID

Gazeta Shqip ka publikuar një lajm me titull “Rasti i pazakontë/ I panjohuri u paguan në fshehtësi borxhet gjithë fshatit”. Kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi, ndërsa në fotografinë e artikullit shfaqet një fletore me emrat shqiptarë.

Në fotografinë e publikuar, përpos emrave shqip, shihet e shkruar edhe valuta monetare e Shqipërisë (Lekë).


Teksti i plotë i artikullit të publikuar në Gazeta-Shqip.com:

Rasti i pazakontë/ I panjohuri u paguan në fshehtësi borxhet gjithë fshatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tuzla, të Turqisë. Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve por askush nuk po e di se për kë bëhet fjalë.

Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë pushtuar Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai shtoi se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra”, u shpreh pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Y?lmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.


Analizë:

Në këtë artikull, fotografia nuk përkon me tekstin brenda. Titulli i tekstit është vënë në asi forme që, kur të kombinohet me foto në të cilën shihen emra shqiptarë dhe valuta e lekut, lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri e jo në Turqi. Duke qenë se titulli është shkruar në këtë formë nxitëse, mund të thuhet se ky artikull përmban veçori që kategorizohen si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere