Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues i artikullit, lë mundësi për keqinformim

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “99.9% gjasat që shteti të anëtarësohet në NATO”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli paraqitet të jetë përgjithësues, duke mos e sqaruar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Detajet e lajmit qartësohen vetë në përmbajtje, ku thuhet se gjasat e anëtarësimit të Finlandës në NATO janë 99.9%.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ndërlidhet me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Finlanda me 99.9% do t’i bashkohet NATO-s, ka thënë për BBC-në, ish-kryeministri i vendit, Alexander Stubb.

Stubb, që ishte kryeministër në vitet 2014-2015, ka thënë se presidenti finlandez do ta bëj publike synimin për anëtarësim nesër, që do të pasohet nga një njoftim nga qeveria gjatë vikendit dhe pastaj nga një deklaratë e përbashkët nga Finlanda dhe Suedia në javën e ardhshme.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/618450/99-9-gjasat-qe-shteti-te-antaresohet-ne-nato/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një deklaratë të ish-kryeministrit finlandez, Alexander Stubb, i cili tha se Finlanda ka gjasa 99.9% që të anëtarësohet në NATO, por në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere