Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Projektligji për AIMS nuk parasheh luftë spiunazhi ndaj Serbisë, siç pretendon Informer

FESTIM RIZANAJ

Gazeta në gjuhën serbe “Informer” ka publikuar një artikull sot me pretendimin se Prishtina zyrtare ka plan për luftë spiunazhi kundër Serbisë.

Artikulli i publikuar në gazetën në gjuhën serbe ka zënë vend edhe në ballinë me titull “Luftë spiunazhi kundër Serbisë: Shqiptarët krijojnë shërbimin sekret, serbët do të jenë objektivi kryesorë”.

Pretendimet pa fakte janë ngritur pas miratimit të Projektligjin për themelimin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AIMS).

Vegëza e artikulli të publikuar në “Informer”:

https://informer.rs/stampano-izdanje/2505/2023-03-23

Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer”:

Një plan i rrezikshëm i autoriteteve të Prishtinës

Shiptari bëjnë shërbim sekret, serbët duhet të jenë objektivi kryesori i tyre.

Qeveria e shtetit fals miratoi projektligjin për themelimin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i cili do të funksionojë edhe jashtë vendit.


Nga ajo që shihet në përmbajtje të artikullit, kuptohet se këto pretendime janë interpretime të pabazuara në fakte.

Nga analizimi i përmbajtjes së Projektligjit për AIMS miratuar nga Qeveria e Kosovës, vërtetohet se nuk përmendet në asnjë pjesë ndonjë objektivë apo dedikim i veçantë kushtuar serbëve. E, aq më pak paraqitjen e ndonjë plani për luftë spiunazhi kundrejt Serbisë. (këtu)

Ashtu siç e bënë të ditur ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, projektligji në fjalë do të amplifikojë vetëm “mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare”, por pa përmendur ndonjë qëllim specifik për të sulmuar ndonjë palë të jashtme.

“Ky agjencion do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor. AISM, agjencion që do amplifikoj mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare!”.  (këtu)

Edhe në dokumentin e këtij Projektligji, të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë së Kosovës, nuk paraqiten qëllime që ndërlidhen me pretendimin e bërë nga mediumi në gjuhën serbe. Nga hulumtimi dhe analiza e këtij projektligji shihet se është bërë përcaktimi i disa qëllimeve të këtij Projektligji që janë:


Analiza:

Gazeta në gjuhën serbe “Informer” pretendon pa fakte se Prishtina zyrtare ka plan për luftë spiunazhi ku serbët do të jenë objektivi kryesorë i tyre.

Këto pretendime janë ngritur pas miratimit  të Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nga Qeveria e Kosovës.

Siç bëhet e ditur, Projektligji për AIMS miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk është i dedikuar për serbët dhe nuk paraqet ndonjë plan për luftë spiunazhi kundrejt Serbisë, por të amplifikoj “mbrojtjen shtetërore dhe sigurinë qytetare”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson se këtë pretendim si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere