Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i shpalljes së rreme për shitje të banesës me çmim jo real

FATBARDH DEMA

Një shpallje e rreme për shitjen e një banese me çmim jo real është publikuar me datë 29 janar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newslink4.com”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e përdorur në këtë shpallje dhe përmbajtja nuk i përgjigjen njëra tjetrës. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet në imazh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newslink4.com”:

https://newslink4.com/?p=4411&fbclid=IwAR3WWHSwmdLxIR7iaJ852m5UPzQ2PaaoDLZQtvYpCjwlBQYJDIcbx9RUXTM

Kjo shpallje e rreme e publikuar nga portali i dyshimtë “newslink4.com” është shpërndarë dje (5 shkurt) edhe në median sociale Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 45 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e këtij apartamenti që shfaqet në artikull i përket një shpalljeje tjetër. Banesa që shihet në këtë imazh gjendet në Durrës në Shqipëri, që është në shitje për 50 mijë euro dhe ka vetëm 50 metra katrorë. (shih këtu)

Ndërsa përmbajtja e artikullit të publikuar, përmban përshkrimin e një apartamenti tjetër që gjendet në Tiranë, i cili është në shitje për 220 mijë euro. (shih këtu)


Kjo shpallje e rreme është shpërndarë disa herë gjatë vitit të kaluar (2022) nga portale tjera të dyshimta, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “newslink4.com” ka publikuar një shpallje të rreme për shitje të një banese (4+1), me  pretendimin se ajo është urgjentisht në shitje për 49,990 euro.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka arritur të vërtetojë se përshkrimi i kësaj shpallje i përket një banese tjetër që gjendet në Tiranë, dhe jo asaj që pretendohet dhe mban çmimin 220 mijë euro.

Ndërsa në fotografi gjendet shpallja e një banese tjetër që gjendet në Durrës, e cila është 50 metra katrorë dhe mban çmimin 50 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull me këtë shpallje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere