Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Angelina Jolie nuk ka dhënë vlerësime për arabët apo myslimanët si dhe nuk ka kërkuar bashkim kundër Izraelit

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “fakte__te__frikshme” ka publikuar një video-material që paraqet imazhin e aktores Angelina Jolie.

Imazhi përmban mbishkrimin që pretendon se aktorja ka deklaruar: “Arabët dhe myslimanët nuk janë terrorista. Bota duhet të bashkohet kundër Izraelit”.

Por pas verifikimeve të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se një deklarim i tillë nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “fakte__te__frikshme”:


Hibrid.info ka hulumtuar në llogarinë e aktores në instagram dhe ka gjetur dy postimet e saj, ku ajo shpreh shqetësimin për situatën në Gaza sidomos pë popullatën palestineze. Por aktorja në asnjërën nga këto postime as nuk përmend arabët apo myslimanët, si dhe ajo nuk ka bërë thirrje për bashkim kundër Izraelit (shih këtu dhe këtu).


Për të vërtetuar që pretendimi nga llogaria në fjalë nuk qëndron, hibrid.info po ashtu ka gjetur artikuj edhe nga mediat në gjuhën shqipe, në të cilat është raportuar për reagimin e Jolie-t (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me imazhin e aktores Angelina Jolie, në të cilën pretendohet se ajo ka folur për arabët dhe myslimanët si dhe ka bërë thirrje për bashkim kundër Izraelit.

Por pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se Jolie në fakt ka reaguar ndaj bombardimeve në Gaza, por nuk ka dhënë komente mbi arabët apo myslimanët si dhe aktorja nuk ka bërë thirrje për bashkim kundër Izraelit.

 Andaj bazuar në metodologjinë e punës, ky video-material vlerësohet si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere