[email protected]
Osmani nuk ka pranuar lajm për liberalizim të vizave siç pretendohet
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendim të rremë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një lajm të mirë nga Brukseli në lidhje me liberalizimin e vizave.

Se ky artikull ka titull të rremë, është kuptuar nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër (qershor 2021) atëkohë kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte pranuar një letër urimi nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, për pranimin e detyrës.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidencës lidhur me këtë letër të marrë nga Von Der Leyen, thuhet se “Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovë”, thuhet në komunikatën e presidencës dhënë për mediat në Kosovë”.

Pra, nuk është e vërtetë që tani presidentja Osmani ka marrë ndonjë lajm nga Brukseli në lidhje me liberalizmin e vizave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të publikuar nga portale të dyshimta.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “news426media.com”, “news388media.com” dhe “zeripress.com” mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu)

Këtë artikull të vjetër me titull të rremë e kanë shpërndarë edhe disa faqe në Facebook si “Gazeta Arbëria”, “Gazeta e Kosovës” dhe “KOHA E RE”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë komunikatën nga Zyra e Presidencës në lidhje me letrën e pranuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. (shih këtu)


Artikullin e publikuar në kohë reale (2 qershor 2021) nga disa media online në Kosovë mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një letër të dërguar në qershor të vitit 2021 nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, me të cilën ajo e kishte uruar Vjosa Osmanin për pranimin e detyrës së Presidentes së Kosovës.

Por, këto portale të dyshimta, këtë artikull janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë “Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen nje lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others