Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar… Të fundit | S’ka marrëveshje për 1 mijë ushtarë izraelitë në veri të Kosovës Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime politike të rreme, narrativa dezinformuese pë… Të fundit | Fabrika e qumështit s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë Të fundit | Trump nuk ka bërë thirrje publike për anëtarësimin e Kosovës në NATO Të fundit | Faktet rreth gjykimit “Thaçi dhe të tjerët” dhe keqinformatat ndër vite
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet shpallja e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet në imazh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/30/urgjent-shitet-super-apartament-41-vetem-per-49990-euro-2/?fbclid=IwAR0I7VFIcu3gWYm8BZ2-y8Ci0I_7wiTCeJFr3oLOdUnojdirBKlBVk1JzC0

Artikulli me shpallje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com” me datë 31 gusht. (shih këtu)


Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e këtij apartamenti që shfaqet në artikull i përket një shpalljeje tjetër.

Banesa që shihet në këtë fotografi gjendet në Durrës në Shqipëri, e cila është në shitje për 50 mijë euro dhe ka vetëm 50 metra katrorë. (shih këtu)

Ndërsa në përmbajtje të artikullit të publikuar, hibrid.info ka gjetur se përshkrimi është i një apartamenti tjetër që gjendet në Tiranë, i cili është në shitje për 220 mijë euro. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që shpallje të rreme për shitje të banesave publikohen nga portale të dyshimta. Hibrid.info ka arritur të verifikojë disa raste të tilla të cilat janë vlerësuar si “mashtrime”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një shpallje të rreme për shitje të një banese (4+1), duke pretenduar se ajo është urgjentisht në shitje për 49,990 euro.

Përshkrimi i kësaj shpallje i përket një banese tjetër që gjendet në Tiranë, dhe jo asaj që pretendohet dhe mban çmimin 220 mijë euro.

Ndërsa në fotografi gjendet shpallja e një banese tjetër që gjendet në Durrës, e cila është 50 metra katrorë dhe mban çmimin 50 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull me këtë shpallje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere