Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026 Të fundit | Rishikimi i javës: Clickbait për rezultatet e AUV për “Vita”; mashtrim me I… Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar… Të fundit | S’ka marrëveshje për 1 mijë ushtarë izraelitë në veri të Kosovës Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime politike të rreme, narrativa dezinformuese pë…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka zbarkim të trupave britanike në Kosovë e as reagim të Vuçiqit

HIBRID

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar dje dhe sot (23 e 24 shkrut) artikuj me titull “Vuciqi t’merrohet! Trupat britanike ‘zbarkojnë’ në derë të Serbisë, Britania e Madhe po përforcon Ushtrinë e Kosovës”.

Pretendimi i ngritur përmes titullit, bazuar në hulumtimin e bërë nga hibrid.info, rezulton të jetë i manipuluar.

Nga ajo që është vërtetuar, del që trupat britanike nuk kanë zbarkuar në Kosovë dhe se nuk ka pasur një reagim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç pretendohen në titull.

Në fakt, përmbajtja e këtij artikulli paraqet një ngjarje, të ndodhur më 13 shkurt të këtij viti, e që nuk ndërlidhet me pretendimin e titullit të këtyre artikujve. Lajmi i përshkruar në përmbajtje paraqet një ushtrim të përbashkët mes trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ekipit nga Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR).

Artikujt e publikuar nga disa portale të dyshimta:

https://banglarreporter.com/archives/10493?fbclid=IwAR2lhmCl9HanTmI9f3oySyG_fpI5WIQ-N4hgR0wCr1uek0iC8qOfdUIMMJ0
https://banglarreporter.com/archives/10493?fbclid=IwAR2lhmCl9HanTmI9f3oySyG_fpI5WIQ-N4hgR0wCr1uek0iC8qOfdUIMMJ0

https://banglarreporter.com/archives/10493?fbclid=IwAR2lhmCl9HanTmI9f3oySyG_fpI5WIQ-N4hgR0wCr1uek0iC8qOfdUIMMJ0
https://thejournal24h.com/vuciqi-tmerrohet-trupat-britanike-zbarkojne-ne-dere-te-serbise-britania-e-madhe-po-perforcon-ushtrine-e-kosoves/?fbclid=IwAR3O6HfURrIce-Q2zCZhLEI_NE7adS773y3mnyrPzugQz1v1mG57Wn7XXK0

Këto portale kanë kopjuar artikuj të publikuar në disa media online në Kosovë, që i referohen një aktiviteti ushtarak, por duke ia ndryshuar titullin. (shih këtu)

Lajmi në mediat online është bërë duke iu referuar një postimi të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në profilin e tij në Facebook, rreth aktivitetit ushtarak.

Pjesë të postimit të ministrit Armend Mehaj:

Ekipi nga Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) realizoi trajnime në mot të ftohtë dhe reagim ndaj fatkeqësive së bashku me stafin e Qendrës Trajnuese Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin (SARTC – QNTKSH).

Ata simuluan shumë skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. Këto përfshinin përdorimin e objekteve stërvitore në SARTC – QNTKSH për të kryer kërkime në rrënoja pas një tërmeti, trajtimin e viktimave dhe evakuimin pas një përplasjeje të madhe të trafikut rrugor dhe në terren. Gjithashtu edhe në skenar për reagimin ndaj rrëshqitjes së dheut, kërkimeve në mal, evakuimin e viktimave, si dhe mbijetesën në mot të ftohtë.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj (këtu)


Analiza:

Portalet e dyshimta, rezulton të kenë përdorur një lajm kredibil të publikuar në mediat online në gjuhën shqipe, për të ndërtuar artikull me titull të sajuar.

Bazuar në trajtimin e fakteve, ky artikull vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere