Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka rritje të çmimit të naftës dhe gazit

HIBRID

Portali “GazetaExpress.com” ka publikuar sot (15 tetor) një artikull me pretendimin se çmimi i benzinës dhe gazit është shtrenjtuar për 1 cent në krahasim me një ditë më herët (14 tetor).

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i bërë nga “GazetaExpress.com” nuk është i saktë.

Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) të bërë sot (15 tetor) bëhet e qartë se vetëm çmimi i benzinës është ngritur për 1 cent në krahasim me atë të një dite më herët (14 tetor). Pra, çmimi i naftës dhe ai i gazit ka mbetur i njëjtë.

Ndërsa edhe portali tjetër “Periskopi.com” që ka publikuar artikullin e “GazetaExpress.com” në titull ka pretenduar gabimisht se është shtrenjtuar çmimi i naftës, ndërsa në përmbajtje thuhet se “krahasuar me dje, çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë”.

Edhe ky portal, njëjtë si “GazetaExpress.com” në përmbajtje ka pretenduar gabimisht se është shtrenjtuar edhe çmimi i gazit.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “GazetaExpress.com”:

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 79 centë, I benzinës 1 euro e 41 centë, derisa i gazit 75 centë.

Krahasuar me dje, çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, derisa i benzinës dhe gazit është shtrenjtuar për 1 cent.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaExpress.com”:

https://www.gazetaexpress.com/tavani-i-cmimeve-per-derivate-ne-24-oret-e-ardhshme-ka-shtrenjtime/


Titulli i artikullit të publikuar në portalin “Periskopi.com”:

Shtrenjtohet sërish nafta, ky është tavani i çmimeve për 24 orët e ardhshme


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Periskopi.com”:


Në njoftimin e MINT të datës 14 tetor bëhet e ditur se çmimi tavan i naftës për 24 orë do të jetë 1. 79 € për litër, benzina 1.40 € për litër dhe gazi 0.75 € për litër. (shih këtu)

Ndërsa në njoftimin e kësaj ministrie të bërë sot (15 tetor) bëhet e ditur se vetëm çmimi i naftës ka pësuar rritje për 1 cent (1.41€), ndërsa ai i benzinës dhe gazit ka mbetur i njëjtë. (shih këtu)


Analiza:

Portalet “GazetaExpress.com” dhe “Periskopi.com” kanë gabuar gjatë raportimit të çmimeve të derivateve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere