Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Video me pretendimin për të rinjtë serbë, e gjeneruar më inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Në media sociale po qarkullon një video e shkurtër që tregon një grup të rinjsh serbë jashtë, ku një vajzë në plan të parë flet drejtpërdrejt, e rrethuar nga shokët e saj. (këtu, këtu)

Ajo mban të veshur një pallto gri dhe një shall të kuq, me flamurin e Serbisë të vendosur në pallto, ndërsa teksti në ekran kërkon “Recognize Kosova!” (Njihni Kosovën!).

Ajo flet në serbisht, duke deklaruar se të rinjtë e Serbisë kërkojnë që shteti i tyre të njohë “realitetin dhe Kosovën”, me dëshirën për një “të ardhme pa frikë dhe pa urrejtje”.

Pas verifikimit të videos është gjetur se ajo nuk është reale, por është gjeneruar më inteligjencë artificiale.

Çka përmban video?

Videoja tregon një grup të rinjsh që qëndrojnë jashtë, me një ndërtesë me ngjyrë të çelët në sfond. Në plan të parë është një vajzë e re. Ajo mban një pallto ngjyrë hiri/gri dhe një shall të kuq të errët. Në gjoks ka të ngjitur një distinktiv me flamurin e Serbisë. Ajo flet drejtpërdrejt në kamerë me një ton serioz dhe të vendosur.

Pas saj paraqitet një grup prej rreth pesë personash, kryesisht të rinj. Këta janë të veshur me veshje dimri, duke përfshirë pallto. Edhe disa prej tyre kanë distinktivë të flamurit serb.

Vajza flet në serbisht dhe thekson thirrjen e të rinjve të Serbisë drejtuar shtetit të tyre për të “njohur realitetin dhe për të njohur Kosovën” dhe shpreh dëshirën për një “të ardhme pa frikë dhe pa urrejtje”.

“Mi, mladi Srbije, stojimo ovde da tražimo nešto jednostavno, da naša država prizna realnost i prizna Kosovo. Želimo budućnost bez straha i bez mržnje”. (Ne të rinjtë e Serbisë, qëndrojmë këtu për të kërkuar diçka të thjeshtë, që shteti ynë të njohë realitetin dhe të njohë Kosovën. Duam një të ardhme pa frikë dhe pa urrejtje).

Bazuar në një verifikim me platformën Hive Moderation, kjo video ka një probabilitet prej 92% që të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përveç vlerësimit nga Hive Moderation, në video është vënë re edhe logoja e Sora-s, një aplikacion për gjenerimin e videove me inteligjencë artificiale.

Këto dy detaje konfirmojnë se videoja është gjeneruar artificialisht.


Analiza:

Videoja, e cila shfaq një vajzë që kërkon në emër të të rinjve serbë njohjen e realitetit të Kosovës nga shteti serb, është vërtetuar se është e gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Kjo u faktua nga prania e logos së Sora-s në video dhe një vlerësim prej 92% nga platforma e detektimit të përmbajtjeve me IA, Hive Moderation.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “mashtrim”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere