Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se ka tunel nëntokësor 2400 kilometra që lidh Vatikanin dhe Jerusalemin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin pllaka të arit në një tunel nga Vatikani në Jerusalem rreth 1500 milje të gjatë.

Pretendimi u publikua nga një llogari në gjuhën sllovene në Facebook, e që e njëjta është shpërndarë më pas edhe nga llogari në gjuhën shqipe. (këtu)

Çka gjeti hibrid.info?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur se nga janë marrë këto pamje. Gjithashtu, pretendimi i bërë se tuneli 1500 milje i gjatë (rreth 2400 kilometra), nuk qëndron, pasi distanca mes Vatikanit dhe Jerusalemit është 4057 kilometra.


Vegëza e shpërndarjes së postimit të publikuar nga llogaria “Ymer Kos Bytyqi”:

https://www.facebook.com/100003709001616/posts/3133016150165321/?mibextid=xfxF2i&rdid=8itk1P0MPDqG3PyD


Përshkrimi i video-materialit:

Tunel nga Vatikani në Jerusalem. Është rreth 1500 milje e gjatë dhe përshkon tokën dhe ujin. Gjetën shumë ar nga Vatikani, të grumbulluara 13 metra lartësi. 650 aeroplanë që bartin këtë ar


Duke përdorur Google Maps u vërtetua se distanca nga qyteti i Vatikanit në Jerusalem është shumë më e madhe se 2400 kilometra, siç pretendohet në postimin e lartcekur.

Nëse do të kishte një tunel nëntokësor nga Vatikani në Jerusalem, ai do duhej të kalonte disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme. Nëse një tunel që lidh Vatikanin dhe Jerusalemin do të ishte nën tokë, ai nuk do të ishte i gjatë 2400 kilometra, siç pretendohet, por 4057 kilometra. (shih këtu)

Në rastin tjetër, nëse tuneli do të kalonte nën ujë, i njëjti do të ishte i gjatë 3550 kilometra. (shih këtu)


Analiza:

Përmes një video-materiali që shfaq pamjet e një tuneli, pretendohet se i njëjti është i gjatë rreth 2400 kilometra dhe lidh Vatikanin me Izraelin.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se nuk dihet se nga janë marrë pamjet. Gjithashtu, nëse do të kishte një tunel të tillë, distanca e tij do të ishte mbi 4000 kilometra.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere