[email protected]
Vuçiq e zyrtarë tjerë të Serbisë po pretendojnë pa fakte se Kosova po armatoset nga Britania e Madhe
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu)


Zyrtarë te lartë serbë kanë deklaruar këto ditë pa fakte se Britania e Madhe po e armatosë Ushtrinë e Kosovës. Ata këto pretendime i kanë bërë duke aluduar në aterimin e një aeroplani ushtarak transportues i ushtrisë britanike në Aeroportin e Prishtinës, gjë për të cilën ka raportuar edhe KFOR (15 prill) përmes mediave sociale (këtu). Por nga KFOR është thënë se ky aeroplan transportues ka ardhur të sjellë mbështetje për kontingjentin britanik të KFOR-it dhe jo mbështetje me armatim Ushtrisë së Kosovës, siç pretendohet nga zyrtarët serbë.

Ndër të parët që e ka bërë këtë pretendim, ka qenë presidenti i rizgjedhur serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka aluduar pa fakte se anglezët nuk janë të parët që armatosin Kosovën, duke shtuar se në të kaluarën një gjë të tillë e kanë bërë edhe SHBA-të dhe turqit po trajnojnë pilotët e tyre për të ardhmen. (shih këtu, këtu dhe këtu)

“Ata nuk kanë pasur as të drejtë të marrin vendim për formimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ata duhej të kishin një shumicë minoritetesh, gjë që nuk e kishin. Mos harroni se marrëveshja nga Kumanova parasheh një forcë ushtarake në Kosovë – KFOR-in. Pyetja ime për ta sonte është shumë e thjeshtë”.



Këtë pretendim, Vuçiq e ka bërë pa u bazuar në asnjë fakt. Ndërsa njëjtë si ai kanë vepruar edhe zyrtarë tjerë të Serbisë si ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin dhe kryetari i Komisionit për Kosovë në Qeverinë serbe, Millovan Drecun.

Vulin u shpreh se dërgimi i armëve në Kosovë nga Britania e Madhe është një akt armiqësor, duke shtuar se nuk mund të armatosësh terroristët dhe të shpresosh në paqe. (shih këtu dhe këtu)

Ndërsa Drecun pretendimit pa fakte se Britania e Madhe po e armatos Kosovën, i ka dhënë kahje tjetër, duke aluduar se kjo ka për qëllim që të pushtohet veriut i Kosovës me dhunë. (shih këtu)

Këto pretendime të zyrtarëve serbë nuk bazohen në asnjë fakt. Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit, e që nuk është gjetur asnjë informacion lidhur me çështjen e armatosjes së Kosovës nga Britania e Madhe.

Lidhur me këtë temë, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet të merren si fakte, duke shtuar se ato informacione mund të merren vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri i mbrojtjes Armend Mehaj dhe nga komandati i FSK-së Bashkim Jashari. (shih këtu nga minuta e 7-të)


Analiza:

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pretenduar pa fakte se Britania e Madhe po e armatos Kosovën. Njëjtë si ai, ka pretenduar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Kosovë në Qeverinë serbe, Millovan Drecun, ka shkuar edhe më larg me këtë çështje i cili, gjithashtu pa u bazuar në asnjë fakt, ka pretenduar se armatosja e Kosovës nga Britania e Madhe ka për qëllim pushtimin e veriut me dhunë.

Mirëpo të gjitha këto pretendime të zyrtarëve serbë nuk janë argumentuar me asnjë fakt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me këtë çështje, duke shtuar se deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet të merren si fakte.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson deklaratat e zyrtarëve serbë si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »