Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Vulin konspiron duke akuzuar faktorin ndërkombëtar për spastrim etnik pas mbylljes së strukturave paralele serbe në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Alleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka bërë një deklaratë duke pretenduar se “qëllimi i atyre që bombarduan Serbinë në vitin 1999 është spastrimi etnik i serbëve në Kosovë”.

Ai këtë deklaratë e bëri pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë nga Qeveria e Kosovës, të cilën e quajti një “valë terrori” ndaj serbëve në rajon.

Krahas kësaj, Vulin kritikoi edhe faktorin ndërkombëtar për dështimin në mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe kërkoi presion ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ofruar sigurinë e komunitetit serb në Kosovë.

E vërteta?

Pretendimet e Vulinit nuk qëndrojnë, pasi faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ngjarjen.

Çka tha Vulin?

Vulin theksoi veprimet e fundit të qeverisë së Kurtit, të cilat ai i konsideron pjesë të një përpjekjeje të organizuar për të frikësuar dhe shtypur serbët që të largohen nga Kosova.

“Administrata e Kurtit vazhdon këtë fushatë terrori, me mbështetjen ose miratimin e heshtur të atyre që gjithmonë kanë kërkuar të dobësojnë Serbinë dhe popullin e saj”, tha Vulin. “Ata synojnë të krijojnë një Kosovë pa serbë, dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”.

“Kjo nuk është një rastësi dhe as një ngjarje e izoluar”, tha Vulin. “Që nga agresioni i NATO-s në vitin 1999 deri më sot, qëllimi ka qenë gjithmonë i njëjtë: të dëbohen serbët nga Kosova dhe të fshihet çdo gjurmë e ekzistencës serbe në rajon”.

Mbyllja e institucioneve paralele dhe faktori ndërkombëtar

Disa komuna paralele të Serbisë, si dhe zyra postare dhe tatimore të saj, u mbyllën të mërkurën (15 janar) në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër. Policia e Kosovës deklaroi se qëllimi i operacionit, i kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte ndërprerja e “shërbimeve të jashtëligjshme” të Serbisë në Kosovë, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga autoritetet kosovare. (këtu)

Lidhur me rastin e mbylljes së strukturave paralele serbe, ka pasur reagime nga faktori ndërkombëtar. Bashkimi Evropian, ambasadat e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë kanë shprehur shqetësimin për ndikimin e mbylljes së këtyre strukturave në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht të serbëve dhe komuniteteve të tjera. Ata kanë theksuar se çështja duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit dhe se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke shmangur veprime që mund të rrezikojnë stabilitetin dhe besimin ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, më 15 janar reagoi për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë duke thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar i Qeverisë së Kosovës dhe e “minon aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”. (këtu)

Në reagimin e tyre lidhur me mbylljen e strukturave paralele serbe, zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) e kanë përsëritur kërkesën që çështja e këtyre strukturave të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit. (këtu)

Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka reaguar duke shprehur shqetësimin për ndikimin e mbylljes së institucioneve të financuara nga Serbia në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht të atyre nga komunitetet joshumicë, dhe ka theksuar se çështje të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë konstruktive. (këtu)

Ambasada e Francës në Prishtinë ka shprehur shqetësim për mbylljen e njëpasnjëshme të këtyre strukturave, të cilat, megjithëse funksionojnë pa autorizim formal nga autoritetet kosovare, ofrojnë shërbime të rëndësishme për jetën e përditshme të serbëve dhe komuniteteve tjera. Po ashtu, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur deklaratën e BE-së dhe ka theksuar se, ndonëse pajtohet që struktura të tilla nuk duhet të funksionojnë, rruga drejt mbylljes së tyre duhet të jetë gjithëpërfshirëse. (këtu)

Kështu, ka pasur reagime ndërkombëtare lidhur me mbylljen e strukturave paralele serbe, duke theksuar se ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut dhe të zgjidhet në mënyrë konstruktive. Këto reagime, përfshirë ato të SHBA-së, Bashkimit Evropian(BE), Francës dhe Gjermanisë, nuk i mbështesin pretendimet se veprime të tilla kanë për qëllim spastrimin etnik të serbëve, duke theksuar nevojën për të mbrojtur të drejtat e komunitetit serb dhe për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.


Vulin është shprehur edhe lidhur me rastin e mbylljes së Administratës Tatimore në Mitrovicën e Veriut më 8 janar, duke e quajtur këtë veprim të Policisë së Kosovës agresion ndaj serbëve dhe një shkelje të të drejtave të tyre, pasi administrata funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë.

Ai ka fajësuar QUINT-in për mbylljen e Administratës Tatimore në Mitrovicën e Veriut, duke e quajtur këtë veprim të realizuar me lejen e tyre. Deklarata e tij u  shpërnda nga disa media në gjuhën serbe.

Përpjekja e tij për të përfshirë dhe fajësuar Perëndimin për këtë vendim nuk është e bazuar. QUINT-i, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, ka shprehur vazhdimisht kritika ndaj Qeverisë për vendimet e marra në veri, duke i cilësuar ato si të “pakoordinuara” dhe të “njëanshme”.


Analiza:

Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka deklaruar se qëllimi i atyre që bombarduan Serbinë në vitin 1999 është spastrimi etnik i serbëve në Kosovë, duke kritikuar mbylljen e strukturave paralele serbe nga Qeveria e Kosovës, të cilën e quajti një “valë terrori” kundër serbëve.

Ai gjithashtu kritikoi aktorët ndërkombëtarë për dështimin në mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe kërkoi presion ndaj Kurtit për të ofruar sigurinë e komunitetit serb në Kosovë.

Megjithatë, pretendimet e Vulinit nuk janë të mbështetura, pasi faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit. Reagimet ndërkombëtare lidhur me mbylljen e strukturave paralele serbe theksojnë se ky proces duhet të jetë pjesë e dialogut dhe të zgjidhet në mënyrë konstruktive, duke mos mbështetur pretendimet për pastrim etnik të serbëve dhe duke kërkuar mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb dhe një zgjidhje të qëndrueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson deklaratën e Vulinit si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere