Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

YouTube ka fshirë mbi 1 milion video që përhapnin dezinformata të rrezikshme për COVID-19

HIBRID

Youtube ka njoftuar se ka fshirë rreth një milion video të cilat, nga shkurti i vitit 2020, shpërndanin dezinformata të rrezikshme lidhur me COVID-19.

Neal Mahon, një zyrtar i kompanisë Youtube ka shpërndarë një statistikë duke treguar se kështu reagon kompania ndaj informacionit të rremë që shpërndahet në platformë.

“Dezinformatat kanë kaluar nga margjinale në ato kryesore. Nuk përfshihen më në botët e mbyllura të mohuesve të Holokaustit ose besimtarëve 9-11, tani ato shtrihen në çdo aspekt të shoqërisë, ndonjëherë duke shkatërruar komunitetet me një shpejtësi të madhe”, tha Mahon.

“Përmbajtja e keqe përfaqëson vetëm një përqindje të vogël të miliarda videove në YouTube (rreth .16-.18% e shikimeve të përgjithshme rezultojnë të jenë përmbajtje që shkel politikat tona). Për shembull, që nga shkurti i vitit 2020 ne kemi hequr mbi 1 milion video që lidhen me informacionin e rrezikshëm të koronavirusit, si kurimet e rreme ose pretendimet e një mashtrimi. Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të mbajtur veten dhe familjet e tyre të sigurt”, shkroi Mahon në Blogun e tij. (këtu).

YouTube heq pothuajse 10 milionë video çdo tremujor, shumica e të cilave nuk arrijnë as 10 shikime.

Kohët e fundit edhe Facebook bëri një argument të ngjashëm në lidhje me përmbajtjen në këtë platformë. Ky rrjet social publikoi një raport javën e kaluar që pretendonte se postimet më të njohura janë memet dhe të tjera me përmbajtje jopolitike.

Si Facebook ashtu edhe YouTube janë vënë nën një vëzhgim të veçantë për politikat e tyre rreth dezinformatave shëndetësore gjatë pandemisë. Të dy platformat kanë mbi një miliard përdorues, që do të thotë se edhe një pjesë e vogël e përmbajtjes mund të ketë një ndikim të gjerë.

Dhe të dy platformat deri më tani kanë refuzuar të zbulojnë detaje se si përhapen dezinformatat e vaksinave dhe shëndetit ose sa përdorues po e hasin atë.

Mahon tha gjithashtu se heqja e dezinformatave është vetëm një aspekt i qasjes së kompanisë. YouTube është gjithashtu duke punuar në “mbledhjen e informacionit nga burimet e besuara dhe zvogëlimin e përhapjes së videove me dezinformata të dëmshme”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere