[email protected]
Ngjarjet e fundit në Afganistan po përcillen me shumë lajme e imazhe të fabrikuara
shape
shape
shape

Invadimi i trupave guerile talibane në Afganistan, pas largimit të misionit ndërkombëtar dhe trupave ushtarake të koalicionit, është shfrytëzuar në masë të madhe nga krijuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme, për të shtuar veprimtarinë e tyre.

Agjencitë botërore kanë vërtetuar një numër të pretendimeve të rreme të publikuara në rrejtët sociale, që ndërlidhen me futjen e forcave talibane në kryeqytetin afgan, Kabul.

Departamenti i agjencisë britanike të lajmeve, Reuters, ka arritur të kontrollojë faktet e disa prej këtyre pretendimeve, që janë bërë si rezultat i editimit dhe ndryshimit të imazheve autentike.

Hibrid.info do t’i paraqes disa nga pretendimet e rreme të cilave u janë kontrolluar faktet:


Fotografi e ndryshuar që tregon flamurin talibanë në pallatin presidencial në Kabul

Përdoruesit e rrjeteve sociale, po shpërndajnë një fotografi të pallatit presidencial në Kabul, Afganistan, në të cilën është ndërhyrë për të paraqitur një realitet të rremë, siç është zëvendësimi i flamurit të Afganistanit me flamurin taliban.

Shembujt e këtyre postimeve:

https://www.facebook.com/stephen.mcmullan.39/posts/10159346198061718

https://www.facebook.com/belinda.kapaun/posts/10217537446862266


Në përmbajtjen e njërit nga këto postime thuhet: “Kjo është një fotografi e flamurit talibanë të ngritur mbi Kabul, Afganistan sonte. Kaq vdekje, gjak, kohë dhe para të humbura, dhe mijëra familje u shkatërruan. Për çfarë? Tragjike”.

Fotografia autentike, që me fakte që tregon flamurin taliban në pallatin presidencial në Kabul, pra që nuk është zëvendësuar me flamurin taliban. (shiko këtu)

(Artikullin e plotë me kontroll të fakteve e gjeni në Reuters)


Pamja virale e kronikës së lajmeve të CNN për Afganistanin është ndryshuar në mënyrë digjitale

Një pamje që pretendohet se është marr nga një kronikë e lajmeve të CNN nga Afganistani, pasi talibanët hynë në kryeqytetin, Kabul, më 15 gusht është ndryshuar në mënyrë digjitale.

Imazhi tregon një reporter përballë një fotografie të një helikopteri që fluturon mbi ambasadën amerikane në Kabul me një mbishkrim që thotë: “Kalimi i dhunshëm, por kryesisht paqësor i pushtetit”.

Shembujt e postimeve me këtë përmbajtje të rreme:

https://www.facebook.com/246976735508369/posts/1774804022725625

https://www.facebook.com/1646874365530472/posts/3125204761030751

https://www.facebook.com/100063719049528/posts/224066889727278

https://www.facebook.com/100322081553816/posts/364016898517665

https://www.instagram.com/p/CSmpl3VpPCE/

Në njërin nga komentet thuhet: “Kur ju menduat se ata nuk mund të dilnin me një titull më idiotik se kaq”.

Në një tjetër thuhet: “A është ky një titull i vërtetë? Unë nuk shikoj CNN, por titujt që shoh më tregojnë se çfarë të pres, kjo është arsyeja pse po pyes. A është kjo e vërtetë?”.

Pamja e paraqitur del të jetë ndryshuar, megjithatë, me një mbishkrim të falsifikuar dhe një imazh të mbivendosur në një imazh, ku shihet gazetari të CNN në kuadër të një raporti që u transmetua në gusht 2020. Një zëdhënës i CNN konfirmoi gjithashtu për Reuters se pamja e ekranit nuk ishte e vërtetë. (Artikullin e plotë me kontroll të fakteve e gjeni në Reuters)

Share With Others