[email protected]
Zelenskyy e Putin nuk kanë rënë dakord për ndaljen e luftimeve
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të tërhiqen nga lufta dhe të ketë dialog.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajmi i datës 27 shkurt i publikuar në “Top-channel.tv”, me njoftimin se autoritetet ukrainase i janë përgjigjur pozitivisht ftesës ruse për dialog në qytetin Gomel të Bjellorusisë.


Pjesë nga artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”:

Lajm i mirë për gjithë botën, po vjen paqeja – Zelensky dhe Putin bien dakord, pajtohen të tërhiqen dhe do të ketë dialog

Autoritetet Ukrainase i janë përgjigjur pozitivisht ftesës ruse për dialog në qytetin Gomel të Bjellorusisë. Përgjigjja pozitive e presidentit Zelensky, vjen pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko, lajm ky i publikuar nga vetë Zelensky në rrjetet sociale.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “lajmet.tredliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/02/28/lajm-i-mire-per-gjithe-boten-po-vjen-paqeja-zelensky-dhe-putin-bien-dakord-pajtohen-te-terhiqen-dhe-do-te-kete-dialog/?fbclid=IwAR0BHh8fkP38a0t4sf3821ZoZ2bEP4hluCVQecMxHDBdMbgZsW3v8XFxBmw

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebok nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të marrë grumbullojë reagime dhe shumë shpërndarje të këtij lajmi nga lexuesit. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikullin autentik të publikuar nga mediumi shqiptar “TopChannel” me datë 27 shkurt. (shih këtu dhe këtu)


Fakt tjetër që dëshmon se ky lajm nuk i korrespondon ngjarjeve të fundit në Ukrainë, është raportimi i fundit i mediave kredibile, që dëshmon se dy udhëheqësit, Zelenskyy e Putin, nuk kanë rënë dakord për përfundimin e luftë, siç pretendohet në titullin e artikullit të trajtuar. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë duke pretenduar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të tërhiqen nga lufta dhe të ketë dialog.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi lajmi është i datës 27 shkurt dhe ka të bëjë me njoftimin që palët e të dy shteteve kishin rënë dakord të nisin negociatat për paqe. Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others