Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Prelec nuk ka thënë se pas vendimit për ndalimin e dinarit, Kosova do ta pësojë keq

FATBARDH DEMA

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (7 shkurt) një video-material në Facebook, me mbishkrimin “Kosova do e pësojë keq/ Njohësi i Ballkanit flet për vendimin e Dinarit”.

Hibrid.info ka verifikuar se video-materiali është raportim i një interviste të Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, dhënë për Radio Evropa e Lirë (REL).

Duke u bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në këtë intervistë, Prelec në asnjë rast nuk është shprehur se pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit, Kosova do ta pësojë keq, siç pretendohet nga portali “ntv.al”.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga portali “ntv.al” në Facebook:

https://www.facebook.com/watch/?v=420199287102261


Me anë të makinave të kërkimit është gjetur intervista e Prelec dhënë për REL-in. (shih këtu)

Pjesë nga intervista e Prelec në lidhje me vendimin e ndalimit të dinarit në Kosovë:

Radio Evropa e Lirë: Zoti Prelec, si i shihni veprimet e fundit të autoriteteve kosovare për të miratuar një rregullore që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe?

Marko Prelec: Mendoj se Qeveria e Kosovës po lëviz më shpejt se që prisja prej saj, po lëviz në atë drejtim që e ka synuar për ca kohë e që ka qenë vendosja e rendit juridik të Kosovës në gjithë territorin e saj dhe heqja e pjesëve të mbetura të Serbisë, që janë të pranishme në mënyrë substanciale në komunat në veri, por në një lloj mënyre edhe në disa zona të tjera me shumicë serbe.

I pyetur se a duhet tani a duhet ta shtyjë zbatimin e vendimit që e ndalon dinarin, Prelec u shpreh se “kjo është diçka që duhet të ndodhë” dhe sipas tij, “shumë më mirë do të ishte nëse ajo do të bëhej në mënyrë të negociuar përmes dialogut në Bruksel”. (shih këtu)


Pas verifikimit, hibrid.info ka gjetur se në këtë intervistë, në asnjërin nga paragrafët, Prelec nuk është shprehur se pas këtij vendimi për ndalimin e dinarit, Kosova do ta pësojë keq.


Analiza:

Pretendimi se Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka thënë se Kosova do ta pësojë keq pas vendimit për ndalimin e dinarit, nuk është i saktë.

Hibrid.info ka vërtetuar se në intervistën e dhënë për REL-in, Prelec është shprehur se Kosova duhet ta shtyjë zbatimin e vendimit që e ndalon dinarin dhe se sipas tij “shumë më mirë do të ishte nëse ajo do të bëhej në mënyrë të negociuar përmes dialogut në Bruksel”.

Pra, në asnjë rast, ai nuk ka thënë se Kosova do ta pësojë keq, siç pretendohet nga portali informativ “ntv.al”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere