[email protected]
Ndërtesa e komunës së Sarajevës nuk u ndriçua me flamurin e Kosovës
shape
shape
shape

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi ka postuar sot (27 shtator) një fotografi që paraqet ndërtesën e komunës në Sarajevë, e cila është e ndriçuar me flamurin e Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se fotografia është e edituar.


Vegëza e postimit të publikuar nga Emilija Redžepi në llogarinë e saj në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid05pUfRwFT4doDjpNrt71rjRpwkwb5c2SSttV2L1sX643tPDshZJnrkFZ4xX623LERl&id=100011252565132


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e shkrepur që paraqet ndërtesën e komunës në Sarajevë, është e vjetër.

Imazhi i ndërtesës së komunës me elemente të njëjta përreth saj është gjetur e publikuar jo më herët se në vitin 2019. Pra, fotografia origjinale nuk paraqet ndriçimin e saj me flamurin e Kosovës. (shih këtu)


Hibrid.info ka bërë krahasimin e fotografisë origjinale me atë të edituar, duke vërtetuar se imazhi që paraqet ndërtesën e komunës së Sarajevës të ndriçuar me flamurin e Kosovës, është i edituar. (shih krahasimet e fotografive më poshtë)


Përveç, Emilija Redžepit, këtë fotografi e ka publikuar edhe portali në gjuhën shqipe në Zvicër “Albinfo.ch”. (shih këtu)


Gjatë kërkimeve rreth këtij imazhi, është gjetur se i njëjti u publikua në një kanal në median sociale “Telegram” me emrin “Wartime Media – Ukraine / Russia / China / Etc”. (shih këtu)

Kjo fotografi mban një përshkrim në gjuhën angleze. Shih më poshtë të përkthyer në gjuhën shqipe.

Në ndërtesën e Vjećnicës (bashkia e qytetit) në🤡Sarajevë, përkrahja e të ashtuquajturës Kosovë.

Bosnja dhe Hercegovina është një krijim artificial dhe duhet zhdukur – #RSEXIT!


Analiza:

Nëpërmjet një fotografie të shpërndarë u pretendua se ndërtesa e komunës së Sarajevës u ndriçua me flamurin e Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia është e edituar.

Imazhi origjinal ku shihet vetëm objekti i komunës me elementet e njëjta përreth, por pa ndriçimin me flamurin e Kosovës, është gjetur i publikuar jo më herët se në vitin 2019.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others