Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet shpallje mashtruese për shitjen e një banese me çmim të rremë

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar, më 20 janar, një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.

Këto faqe kanë publikuar artikullin nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com” me titull të rremë “URGJENT !!! Shitet banese 30 000 Euro vetem sot, me mobilje ne qender te qytetit”. Këtë shpallje të rreme, ky portal e ka publikuar me datë 23 tetor 2022. (shih këtu)

Përveç titullit, kjo shpallje ka edhe përmbajtje të sajuar, duke pretenduar se banesa është në shitje me këtë çmim të ulët për shkaqe personale, ndërsa paratë pranohen vetëm në dorë (cash).


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Feja Ime”, “Exclusive Albania Today” dhe “Shqipet”.


Pas verifikimit të fakteve të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e përdorur në këtë artikull, e që kjo banesë nuk është në shitje, por e njëjta lëshohet me qira.

Kjo shpallje është gjetur e publikuar në platformën online për shitblerje “Mirlir.com” me datë 1 nëntor, por nuk bëhet e ditur në cilin vit.

Duke iu referuar kësaj platforme, kjo banesë lëshohet me qira për një çmim 400 euro në muaj.


Vegëza e shpalljes së publikuar në platformën “Mirlir.com”:

https://mirlir.com/shpallje/Prishtine/Apartment-Banesa/Banes-me-Qira-pa-Mobile-Afer-Qendres-120-M2-2540697/


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese. Kjo shpallje është marrë nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com”.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo shpallje është e rreme. Gjithashtu, është gjetur shpallja me fotografinë e kësaj banese, e cila nuk është në shitje, por lëshohet me qira.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere