Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Opinioni paraqitet si lajm

HIBRID

Portali “kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Haziri merr një tjetër goditje. I kërkohet shkarkimi nga LDK: Përparim Rama të emërohet nënkryetar”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes, pasi në artikull gjendet një shkrim në Facebook nga analisti Faton Mehmeti.

Sipas titullit të artikullit, lë të kuptohet se pretendimi për ndryshime në kryesinë e LDK-së është vendim partiak, gjë që në të vërtetë është vetëm një opinion i autorit të shkrimit.

Gjithashtu, edhe në fotografinë e vendosur në këtë artikull paraqitet portreti i Hazirit.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosovapost.net”:

E pas humbjes, analisti politik, Faton Mehmeti thotë së LDK duhet ta largojë nga posti i nënkryetarit, dhe në vend të tij ta emërojë Përparim Ramën, i cili doli fitues në Prishtinë.

“LDK fitoi, të largojë Lutën, të afroj Përparimin! LDK është fituese e zgjedhjeve lokale. Kush e fiton Prishtinën është fitues, për arsye të cilat tani nuk është momenti me i cek. Kjo fitore, duhet të pranohet përulësisht nga LDK, për të bërë reforma. Shembull konkret, largimi i Lutës nga pozita e nënkryetarit dhe zëvendësimin e tij me Përparim Ramën. Logjika është kjo: kush fiton gradohet, kush humb degradohet”, ka shkruar Mehmeti në facebook.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/hazirit-merr-nje-tjeter-goditje-i-kerkohet-shkarkimi-nga-ldk-perparim-rama-te-emerohet-nenkryetar/

Analiza:

Portali “kosovapost.net” ka publikuar një opinion të analistit Faton Mehmeti, ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm, duke pretenduar se Lutfi Hazirit i është bërë kërkesë që të largohet nga posti i nënkryetarit të LDK-së.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere