Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk u sulmua qyteti më i madh në Azerbajxhan (Gabim)

HIBRID

Portali “GazetaMetro.net”, ka publikuar artikullin me titull “Momenti nga sulmi armen në qytetin më të madh të Azerbajxhanit: Pika delikate për fillimin e luftës”.

Me të lexuar titullin, krijohet përshtypja që flitet për sulm në kryeqytetin azer, Baku, meqenëse ai është njëkohësisht edhe qyteti ma i madh në këtë shtet. Ndërsa në përmbajtje ka përshkrim korrekt të deklaratave të zyrtarëve të lartë të Azerbajxhanit, të cilët ngritin shqetësimin për sulm armen në qytetin e dytë më të madh në këtë shtet, në Ganja. Pra, titulli i këtij artikulli të del të jetë i gabuar, por jo edhe përmbajtja.

Një pjesë e tekstit origjinal të publikuar në GazetaMetro.net:

Hikmet Hajiyev, një ndihmës i presidentit të Azerbajxhanit, shkroi në Twitter një video të dielën duke treguar ndërtesa të dëmtuara, duke thënë se kjo ishte rezultat i “sulmeve masive me raketa të Armenisë kundër zonave të banuara të dendura” në Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit i cili nuk është në Karabak, transmeton Gazeta Metro.

Vegëza e artikullit të botuar në GazetaMetro.net:

https://gazetametro.net/momenti-nga-sulmi-armen-ne-qytetin-me-te-madh-te-azerbajxhanit-pika-delikate-per-fillimin-e-luftes/?fbclid=IwAR0bXQIphK_ddZ6tNGmCghH0RRpn3iK_vo7zcXVcpSIjbbA44KI5yyzAeXE

Ndihmës Presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se Armenia shënjestroi qytetet e mëdha si Ganja dhe Mingachevir me sulme raketore. Ganja, shtëpia e disa qindra mijë banorëve dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, ndodhet afërsisht 100 kilometra (rreth 60 milje) larg Stepanakert, kryeqyteti i rajonit të Nagorno-Karabakut.

Vegëza e deklaratës së Hajiyev e publikuar në anglisht nga WashingtonPost:

https://www.washingtonpost.com/world/national-security/azerbaijans-no-2-city-targeted-in-fighting-with-armenia/2020/10/04/6df7435e-0642-11eb-8719-0df159d14794_story.html

Vegëza me qytetet më të mëdha në Azerbajxhan:

https://www.geonames.org/AZ/largest-cities-in-azerbaijan.html?fbclid=IwAR29w1gf-kjhv4olX8tP6WSLc8WTZ8GGDKCRQlT2aTi62G-E8WKi5cJ7siE


Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në GazetaMetro.net është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull flet për qytet tjetër, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere