Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të rremë: 20 euro ndihmë nuk është vendim i autoriteteve kosovare

HIBRID

Portalet e dyshimta në gjuhën shqipe “newsamar26.com” dhe “lajmet.trendliveg24.com”, kanë publikuar një artikull me titull “Nga 15 Deri 30 Dhjetor Mundeni Të ApIikoni Për 20 Euro Nga Shteti”.

Vetëm pasi të klikosh në artikull, atëherë bëhet e qartë se vendimi për ndarjen nga 20 euro është marrë nga shteti i Serbisë, i cili është publikuar më 15 nëntor të këtij viti.

Pra, autorët e këtij artikulli kane tentuar që përmes një titulli të pa qartë, shtyjë lexuesit të mendojnë se një vendim i tillë është ndërmarr nga Qeveria e Kosovës, apo e një vendi tjetër shqipfolës, duke qenë se këto portale publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta “newsamar26.com” dhe “lajmet.trendliveg24.com”:

https://newsamar26.com/2021/12/13/nga-15-deri-30-dhjetor-mundeni-te-apiikoni-per-20-euro-nga-shteti/?fbclid=IwAR1i2rpiSepjYlR9P74TaFG-g-kNeQ_qK84dTQXvY0Ld6WYuOqHJ6Y-BNzo
https://newsamar26.com/2021/12/13/nga-15-deri-30-dhjetor-mundeni-te-apiikoni-per-20-euro-nga-shteti/?fbclid=IwAR1i2rpiSepjYlR9P74TaFG-g-kNeQ_qK84dTQXvY0Ld6WYuOqHJ6Y-BNzo
https://lajmet.trendliveg24.com/w/2021/12/13/nga-15-deri-30-dhjetor-mundeni-te-aplikoni-per-20-euro-nga-shteti-2/?fbclid=IwAR3C6CV0y9aXzAP_mcS7vj9zfxvjPEUWLuwpHwr1ppmLafrn4PwRug41x4k

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga dy faqe që mbajnë emrin “Gazeta Aktive”. Njëra numëron mbi 90 mijë ndjekës e tjetra mbi 40 mijë.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/275594954610529

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=424597539295778&id=112099447212257


Ky artikull i njejtë është publikuar edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, të cilat edhe atëherë janë verifikuar nga hibrid.info.

Vegëza e artikullit të verifikuar nga hibrid.info më 9 tetor 2021:


Lajmi i përkthyer nga gjuha serbe është bërë nga portali “Blic Presheva” dhe i publikuar në faqen e tyre në Facebook, por tashmë i njëjti nuk mund të gjendet pasi faqja është fshirë.

https://www.facebook.com/blicpresheva0/posts/427883048694144

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga “Evropa e Lirë” në gjuhën serbe:

https://www.slobodnaevropa.org/a/pomoc-20-evra-gra%C4%91ani/31562467.html?fbclid=IwAR0DpC-X53EwdWPesDwu4tIkqoYlxIZ_Rwo9svZSqfrJdOnjaHbDAT1_vtU


Analiza:

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull që lidhet me një vendim të shtetit të Serbisë për shpërndarjen nga 20 euro për qytetarët që kanë arritur moshën madhore, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Gjithashtu edhe në titull qëllimshëm është ndërruar data, me pretendimin ta paraqesin atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere