Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

BBVA nuk ka hapur votim me komente në Facebook për të preferuarin e publikut

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Të Gjithë me Luiz Ejlli” me datë 12 mars ka publikuar një postim ku pretendon se produksioni i spektaklit televiziv (Big Brother Vip Albania) ka hapur një votim duke pretenduar se “nëse kjo fotografi arrin deri 2 mijë komente, atëherë banori (Luiz Ejlli) do të shpallet banori i preferuar i publikut”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë mundësi votimi përmes komenteve në Facebook, i hapur nga spektakli televiziv (BBVA) për përzgjedhjen e banorit të preferuar nga publiku, siç pretendohet nga faqja e lartcekur.

Në faqen zyrtare në median sociale në Instagram, BBVA për herë të fundit në këtë edicion, më 28 shkurt kishte hapur një votim të tillë për përzgjedhjen e banorit të preferuar, e që mundësia e vetme për të votuar ishte përmes numrave të telefonit.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Të Gjithë me Luiz Ejlli”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02LJJRRCV75CpTf4tsSNjgHscuyCxYJnsvYvSmkFaTVbqTCZ2dtSqEDyw9hae3Yrawl&id=101230812897526


Në këtë postim, kjo faqe ka arritur të grumbullojë qindra komente e reagime nga lexuesit. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërimit, hibrid.info ka gjetur votimin e hapur nga BBVA më 28 shkurt për të preferuarin e publikut, në të cilin shkruan “Votoni duke dërguar me mesazh emrin e banorit ne numrin 56666 nëse ndodhesh në Shqipëri ose në numrin 55099 nëse ndodhesh në Kosovë”. (shih këtu)


Analiza:

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “Të Gjithë me Luiz Ejlli” në Facebook ka publikuar një status duke bërë thirrje te lexuesit për të komentuar, duke ngritur pretendimin e rremë se BBVA ka hapur një votim se “nëse kjo fotografi arrin deri 2 mijë komente, atëherë banori (Luiz Ejlli) do të shpallet banori i preferuar i publikut”.

Se ky pretendim është i rremë, u vërtetua pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit. Në faqen zyrtare të BBVA në Instagram bëhet e qartë se e vetmja mënyrë për të votuar “të preferuarin e publikut” është përmes numrave të telefonit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere