Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia e artikullit, krijojnë përshtypje se ka vendim zyrtar nga Greqia

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull të sajuar – “nga Greqia vjen lajmi për njohjen e Kosovës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të ketë titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajmi i publikuar nga “GazetaExpress.com”, në të cilin thuhet se gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pra, lajmi paraqet avokimin e disa përfaqësuesve të shoqërisë civile për njohje dhe jo ndonjë vendim zyrtar nga Greqia për njohjen e Kosovës.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet portreti i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis (shih këtu), i cili nuk përmendet asnjëherë në përmbajtje.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “albasky.com” dhe “news426media.com”:

https://albasky.com/termet-ne-beograd-nga-greqia-vjen-iajmi-per-njohjen-e-kosoves-eshte-realitet-i-pakthyeshem/?fbclid=IwAR1eRjBWKDn3DefgxMhEqIo6T2p9S9UsuEUhMaCw0bRSja32sDSRjMpKUE4
https://news426media.com/2022/05/08/29423/?fbclid=IwAR1RhrwH-rSGvhLUMnnFmV9cZjOyBH_QEpTJ50XGY8i87bq78pTeOP_QsTQ

Ky artikull me titull të sajuar dhe fotografi jo adekuate është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “KOHA E RE”. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka gjetur artikullin e përkthyer të publikuar në portalin “GazetaExpress.com”, i cili është cituar nga këto portale të dyshimta. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull ku thuhet se katër autorë grekë kanë kërkuar që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por, këtij artikulli i është vendosur titull i sajuar se vjen lajmi se Greqia do ta njohë Kosovën. Gjithashtu, edhe fotografia nuk është adekuate, pasi në të shihet portreti i kryeministrit grek, i cili nuk përmendet në këtë tekst.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere