Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër për arrestime në Serbi publikohet si aktual

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln23.com” ka publikuar dje (14 mars) një artikull me titull “Аksion i madh policor – mbi 100 persona të arrestuar. Aksioni policor është duke u vazhduar…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli në fjalë është i vjetër, i publikuar në muajin nëntor 2022 dhe ka të bëjë me arrestimin e disa emigrantëve në Horgosh në veri të Serbisë.

Ky portal i dyshimtë është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqes si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “viraln23.com”:

https://viraln23.com/%d0%b0ksion-i-madh-policor-mbi-100-persona-te-arre%d1%95tuar-aksioni-policor-eshte-duke-u-vazhduar/?fbclid=IwAR382UD_iYmyVAT0mi5adNQgZJaAPVcbm5VwbwMnRuxwe0vMKTXeyRMHMjA

Pas hulumtimit të kryer në mediat sociale, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar sot (15 mars) edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (25 nëntor 2022) në disa mediume online në gjuhën serbe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viraln23.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor 2022, të cilin është munduar ta paraqes si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere