Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

FATBARDH DEMA

Portali “Botasotere.com” përmes faqes së tij në Facebook “Bota Sot E Re” ka publikuar një postim përmes së cilit pretendon se Kosova në tetor do të furnizohet me pajisjet ushtarake nga Turqia “Boran 105mm”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile se Kosova në tetor do të pajiset me këtë lloj armatimi.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Bota Sot E Re”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0Sy8LqEzTsNYr518Dv1rcV4S9Y2jUrFp1gAbLNj8kXM29WdVTL9iwVjugYuDytAskl&id=100027526253625


Gjithashtu, njëra nga fotografitë e publikuar në postimin e këtij portali në Facebook, është gjetur e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes në Republikës së Kosovës, në mbishkrimin e së cilës sqarohet se “zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK, me ftesë të organizatorit, morën pjesë në festivalin e teknologjisë dhe hapësirës ajrore “Teknofest” i cili po mbahet në Izmir të Turqisë”. (shih këtu)

Pra, në asnjë rast nuk përmendet që Kosova në tetor do të pajiset me këtë lloj armatimi, siç pretendohet nga faqja e portalit “Botasotere.com” në Facebook.


Hibrid.info ka hulumtuar në lidhje me faktin se cilat shtete kanë porositur një pajisje të tillë ushtarake nga Turqia, dhe duke u bazuar në të gjeturat e publikuara online, del që deri tani vetëm Maqedonia e Veriut ka porositur një armatim të tillë.

Në ueb-faqen “ArmyRecognition.com”, platforma e parë në internet e marketingut dhe komunikimit e dedikuar ekskluzivisht për industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, është gjetur artikulli që tregon se në muajin janar 2023, Maqedonia e Veriut ka porositur 18 obusa “Boran 105 mm nga Turqia”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Bota Sot E Re” në Facebook ka pretenduar rrejshëm se Kosova në tetor do të furnizohet me pajisje ushtarake nga Turqia “Boran 105mm”.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në media në lidhje me furnizimin e Kosovës me këtë pajisje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere