Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk ka thënë se ndjen neveri ndaj Haradinajt që cakërroi gotat me përfaqësuesit e Listës Serbe

HIBRID

Portali informativ “Albanian Post” ka publikuar sot (12 tetor) në Facebook një artikull me titull “Rama: Kurtin e kam më shumë mik se sa Haradinajn, neveri për trokitjen e tij të gotave me përfaqësuesit e Listës Serbe”.

Në bazë të titullit të këtij artikulli nënkuptohet se Edi Rama, kryeministër i  Shqipërisë, ka komentuar veprimin e Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Por pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtuar se Rama ka komentuar shpërndarjen e një videoje, siç e cilëson ai propagandistike, në të cilën shfaqet ish-kryeministri Ramush Haradinaj duke cakërruar gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Një gjë e tillë bëhet e qartë edhe në përmbajtjen e vet këtij artikulli, në të cilin është publikuar edhe deklarata e plotë e kryeministrit shqiptar rreth kësaj çështjeje.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Albanian Post”:

https://archive.is/E8xwE


Pjesa e artikullit ku sqarohet deklarata e kryeministrit Rama:

“Por gjithashtu fakti që me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, nuk ka sesi më pengon që të shpreh këtu, publikisht, neverinë time të madhe, për një video propagandistike të shpërndarë ditët e fundit përmes tastierave të luftës civile digjitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe bëhej copë nga trolls-at e tru-shpëlarjes kinse patriotike!”, deklaroi kryeqeveritari.


Po ashtu hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka gjetur edhe në Youtube, pamje nga fjalimi i Edi Ramës, ku vërtetohet se pretendimi që kryeministri Rama ka komentuar veprimin e Haradinajt, nuk qëndron. (shih këtu videon nga sekonda 0:57)


Analiza:

Portali informativ “Albanian Post” ka publikuar në Facebook një artikull në lidhje me deklaratën e Edi Ramës ku ai komentonte një video që kishte parë, në të cilet shihet Ramush Haradinaj teksa troket gotat me zyrtarët e Listës Serbe.

Por që në titull nënkuptohet se Rama ka komentuar veprimin e ish-kryeministrit Haradinaj, gjë e cila demantohet në përmbajtje e vet këtij artikulli.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere