Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Policia nuk ka ndërmarr aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

HIBRID

Disa portale përmes disa artikujve të publikuar sot, kanë aluduar se Njësia Speciale ka zhvilluar një aksion te Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKS).

Pas këtyre raportimeve, ka ardhur edhe reagimi nga AKS, përmes së cilit kanë demantuar lajmin rreth aksionit të Njësisë Speciale në këtë institucion.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale:

https://indeksonline.net/njesia-speciale-aksion-me-mengjes-te-agjencia-kadastrale-e-kosoves-6/

https://gazetainfokus.com/njesia-speciale-aksion-me-mengjes-te-agjencia-kadastrale-e-kosoves/

Këto portale kanë raportuar se Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Por, në demantin e bërë nga vetë kjo Agjenci thuhet se ky institucion nuk është i sistemuar brenda Ministrisë së Bujqësisë, dhe lajmi në fjalë nuk ka të bëjë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Reagimi nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në profilin zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/AgjenciaKadastraleeKosoves/posts/4391744057519753


Në fakt, Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucion në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e jo në Ministrinë e Bujqësisë, siç pretendohet në artikujt e portaleve të lartëpërmendura. Këtë e dëshmon edhe vegëza në vazhdim:

http://www.kca-ks.org/akk?fbclid=IwAR2w5gKEJNlOMYplxW0pQV5L8O6f6x8iSkxKOFIS5aop8TbbZqR0TniCdMg


Analiza:

Këto portale kanë publikuar artikuj jo të saktë, duke dezinformuar lexuesit e tyre. Pas këtyre raportimeve, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar duke e demantuar lajmin rreth aksionit të Departamentit të Krimeve të Rënda në këtë Agjenci. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që këto tekste vlerësohen si “dezinformatë” dhe “demant”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimi “Demant” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere