Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk i përkasin konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, video është realizuar në vitin 2021

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje 18 tetor një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin një tjetër raketë të Brigadave “Izzettin Qassam” e cila kaloi mbi Kupolën e Hekurt dhe u rrëzua në Tel Aviv.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vitit 2021 dhe nuk paraqet konfliktin aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=323987280227545


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar me datë 11 maj 2021 nga një llogari në median sociale X (ish-Twitter). (shih këtu)

Ky video-material mban mbishkrimin në gjuhën angleze “’A whole bus is in flames!’ Hamas rockets hit a city bus outside Tell Aviv & injured 4 including a 5 y/o. Driver in critical condition”, që në shqip përkthehet “’Një autobus i tërë është në flakë!’ Raketat e Hamasit goditën një autobus të qytetit jashtë Tel Avivit dhe u plagosën 4 persona, përfshirë një 5 vjeçar. Shoferi në gjendje kritike”.


Analiza:

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar një video-material të vitit 2021 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke e ndërlidhur me konfliktin që po ndodhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Bazuar në metodoligjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere