Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vendim i BE-së për ndalim të shitjes së veturave me karburant në vitin 2035, e jo ndalim qarkullimin e tyre

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (14 shkurt) një artikull në titullin e të cilit pretendon gabimisht se ndalohet qarkullimi i veturave me naftë dhe benzinë se pa bërë të ditur vendin, institucionin dhe kohën.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli, përpos që është përgjithësues, ngrit edhe një pretendim të gabuar, gjë e cila sqarohet vetëm në përmbajtje të artikullit.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur për një aprovim të Parlamentit Evropian të një vendimi për ndalimin e shitjes së veturave me karburant brenda shteteve të këtij unioni nga viti 2015. Pra në këtë vendim, nuk parashihet ndalimi i qarkullimit, siç pretendohet në titullin e artikullit të “Kosova-sot.info”.

Gjithashtu, një tjetër detaj keqinformues është edhe vendosja e imazhit të Prishtinës, në fotografinë ilustruese të artikullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/664118/nga-ky-vit-ndalohet-qarkullimi-i-veturave-me-nafte-dhe-benzine/?fbclid=IwAR0tLC8Mp3qiH30gLDRk4ly03mecEG2VyT-VQylrbXfKA74jg5qh9Q5Ln_0


Përderisa në përmbajtje përshkruhet aprovimi nga Parlamenti Evropian për ndalimin e shitjes së automjeteve me derivate nga viti 2035 në shtetet anëtare të këtij unioni dhe jo ndalim qarkullimin e tyre, siç pretendohet në titull.  

Për ta vërtetuar edhe më shumë këtë hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumet “Reuters.com” dhe “Wall Street Journal”. (këtu, këtu)


Gjithashtu, titulli “Nga ky vit ndalohet qarkullimi i veturave me naftë dhe benzinë” lë të kuptohet edhe se vendimi i pretenduar “për ndalim qarkullimi të veturave me karburante” do të hyjë në fuqi këtë vit.  

Ky medium, përpos që ka përdorur një titull me pretendim të gabuar dhe përgjithësues, në publikimin e tyre kanë vendosur edhe një fotografi me imazh të Prishtinës, duke mos e qartësuar se bëhet fjalë vetëm për një fotografi ilustruese. Fotografia paraqet imazh të një pjese të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Imazhi i kësaj pjese të rrugës “Agim Ramadani” të marra nga Google maps. (këtu)

Gjithashtu, duke qenë se ky medium është i regjistruar si biznes në institucionet e Kosovës (këtu), ka përmbajtje në gjuhën shqipe dhe ka audiencë kryesisht kosovare (këtu), mund t’i hutojë lexuesit, duke i bërë ata të kuptojnë se ky vendim është marrë nga autoritetet në vend.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se nga viti 2035 ndalohet qarkullimi i veturave me naftë dhe benzinë.

Në titull të artikullit nuk theksohet viti dhe vendi se për të cilin është marrë ky vendim duke lënë hapësirë për dezinformim të lexuesit.

Po ashtu, vendimi ka të bëjë me ndalimin e shitjes së veturave të reja me benzinë dhe naftë, e jo ndalim qarkullimit e tyre.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait” dhe “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere